web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bilanci ditor/ Më shumë të shëruar se të infektuar, një humbje jete në 24 orë

19 Gusht 2022, 17:22, Shëndeti CNA
Bilanci ditor/ Më shumë të shëruar se të infektuar,
Urgjenca Infektive

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit, sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave, mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1412 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 498 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 147 në Tiranë, 36 në Durrës, 30 në Fier, 20 në Lushnje, 18 në Devoll, 17 në Sarandë, nga 16 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 15 në Lezhë, 13 në Shkodër, 12 në Gjirokastër, 10 në Krujë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Korçë, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Pogradec, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Peqin, nga 5 qytetarë në Mirditë, Dibër, Selenicë, Përmet, Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Patos, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Vorë, Roskovec, Skrapar, Belsh, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Gramsh, nga 1 qytetar në Fushë Arrës, Kukës, Has, Bulqizë, Mat, Delvinë, Dropull, Maliq, Poliçan, Librazhd, Prrenjas.

Janë 3,724 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Kruja 72 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. 

Janë shëruar 521 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 316,796 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 gusht 2022)

Raste të reja ditore 498

Të shëruar në 24 orë 521

Të shtruar në spitale 23

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1412

Testime totale 1,948,919

Raste pozitive 324,095

Raste të shëruara 316,796

Raste aktive 3,724

Humbje jete 3,575

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,578

Fier 480

Durrës 330

Vlorë 302

Korçë 203

Elbasan 186

Shkodër 161

Gjirokastër 149

Lezhë 141

Berat 119

Dibër 59

Kukës 16./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga