Pandemia drejt “shuarjes”/ Sa persona kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 në 24 orë
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat përsa ...

Në Ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësr Universal janë akredituar 261 spitale dhe qendra shëndetësore në të gjithë vendin. Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast, Ministrja Manastirliu u shpreh se procesi i akreditimit ka qenë një proces i gjatë dhe sfidues për plotësimin e standardeve të strukturave shëndetësore.
“Sot ne japim certifikatat e akreditimit për 261 institucione shëndetësore. 261 institucione shëndetësore akreditohen duke marrë standardet e vlerësimit bazë dhe optimale, nga një bord i akreditimit të Agjencisë së Standardeve të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor, pas një procesi, i cili ka qenë i gjatë, i cili ka kërkuar shumë mund nga të gjithë ju, por në fund ia kemi dalë. Janë 4 Spitale Universitare që akreditohen, janë 11 Spitale Rajonale që akreditohen, janë 19 Spitale Bashkiake që akreditohen, janë 225 Qendra Shëndetësore që akreditohen, janë 2 klinika jopublike që akreditohen. Dhe kjo është një punë që është finalizuar përgjatë këtij viti”, tha Manastirliu.
Duke folur për forcimin e kapaciteteve në strukturat shëndetësore, Manastirliu tha:
“Ne e dinim që 5 vite më parë kjo nuk ishte e lehtë. 5 vite më parë ishin vetëm 5 institucione shëndetësore, publike dhe jopublike të akredituara. Vetëm 5 institucione kishin bërë hapin e madh drejt akreditimit. Më pas filloi një punë në të gjitha aspektet për forcimin dhe fuqizimin e gjithë sistemit tonë shëndetësor, në të gjithë aspektet e tij. Filluam punën për rehabilitimin e qendrave shëndetësore dhe ambulancave nëpërmjet programit tonë të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Finalizuam fazën e parë, jemi në fazën e dytë tashmë më 40 qendra të cilat janë në proces rehabilitimi, e duke filluar nga viti i ardhshëm në 60 qendra të tjera, për të shkuar në 400 në numrin total në këto vite. Ne kemi ndërtuar dhe kemi rindërtuar strukturat tona të materniteteve, janë 5 maternitete të cilat janë rindërtuar në këto vite. Janë 5 spitalet pediatrike të cilat janë rehabilituar apo ndërtuar në të gjithë vendin, ndërkohë që vijon dhe rehablilitimin e strukturave tona të kujdesit spitalor në të gjithë vendin. Sot kemi spitale të kompletuara, në të gjitha aspektet e shërbimeve horizontale, që prekin laboratorin dhe imazherinë. E theksoj këtu sepse deri përpara disa vitesh ishte një përpjekje shumë e madhe që bëhej për të marrë një shërbim bazë të kompletuar në një spital rajonal. Sot nuk ke nevojë më t’i përsërisësh analizat, kur shkon në qendrën spitalore universitare, sepse ke të njëjtin standard si në Dibër, si në Kukës, si në Sarandë, si në Vlorë, pra kemi bërë një hop cilësor”, u shpreh Manastirliu.
Duke folur për pagesat për performancë, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh:
“Ne përgjatë vitit 2023 do të fillojmë një tjetër hop cilësor përsa i përket performancës së sistemit shëndetësor, duke filluar nga qendrat shëndetësore tek spitalet. Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor është duke përgatitur kontratat e reja të financimit të spitaleve bazuar mbi produktivitetin, bazuar mbi performancën dhe mbi indikatorët tregues për çdo spital. Ligji i ri i Kujdesit Spitalor nëpërmjet modelit të Autonomisë Spitalore do të bëjë të mundur që të hapë një tjetër rrugë drejt pagesave dyfishe, drejt pagesës për performancë, drejt eficiencës dhe efikasitetit të përdorimit të burimeve, drejt modelit të ri të autonomisë spitalore, i cili fillon me Spitalin Memorial në Fier, duke e aplikuar nga fillimi i vitit tjetër”, tha Manastirliu.
Sot u akredituan 261 institucione shëndetësore në vend, të cilat sapo kanë plotësuar kriteret për të qenë institucione të akredituara dhe ky u konsiderua nga Ministrja Manastirliu si një hap përpara drejt cilësisë së shërbimeve dhe standardizimit të tyre në dobi të qytetarëve. Janë akredituar në vitin 2022 katër spitale universitare, 11 janë spitale rajonale, 19 janë spitale bashkiake, 225 qendra shëndetësore në gjithë vendin si dhe dy klinika shërbimi shëndetësor jopublik./ CNA.al
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat përsa ...
Manastirliu e shoqëruar nga Ministrja e Shtetit për St...
Periudha e rritjes dhe zhvillimit, e cila njihet si ad...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Ju mund të mos i jepni shumë rëndësi, por mëlçia juaj ...
Kafeja është një nga pijet më të njohura në botë. Shumë nj...
Të moshuarit që konsumojnë vitaminë D, mund të qëndrojnë m...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ekipi i Neurokirurgjisë në QSUT ka realizuar një tjetë...
Tiranë 7 Dhjetor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes S...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Sot shënohet 70-vjetori i krijimit të Universitetit të...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat për 24...
Ndërsa shumica e njerëzve janë më pak të motivuar për ...
Vetëm një gjeneratë më parë, të qenit në depresion ose...
Mjeku infeksionist Tritan Kalo, ka shprehur shqetësimi...
Katër fëmijë të vegjël kanë ndërruar jetë në Mbretërin...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...