"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë një mesazh për nisjen e vitit të ri shkollor. Rama u ka uruar suksese nxënësve që nisin sot vitin e ri shkollor 2025-2026.
“MIRËMËNGJES
dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Gjithashtu edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka dhënë një mesazh për nisjen e vitit të ri shkollor. Manastirliu u ka uruar suksese nxënësve dhe mësuesve, si dhe ka falënderuar prindërit për bashkëpunimin.
Ministrja është ndalur edhe te të gjithë ata fëmijë që ulen për herë të parë në banka, për të cilët tha se hapin sot një dritare të re drejt dijes.
Të dashur nxënës, mësues dhe prindër!
Sot është një ditë e veçantë. Një ditë që përsëritet çdo vit, por që gjithmonë sjell emocione të reja. Është dita e parë e shkollës. Një ditë që na kujton se arsimi është fillimi i çdo rruge të bukur, i çdo ëndrre që duam të realizojmë.
Në këtë mëngjes shtatori, të gjithë së bashku ndajmë një simbolikë të fortë për fëmijët që për herë të parë hedhin hapin në klasën e parë. Për mbi 26,500 nxënës, kjo ditë është dritarja më e re që sot hapet drejt dijes. Çantat sot janë të mbushura jo vetëm me libra të rinj, por edhe me ëndrra, kuriozitet dhe gëzimin e një rrugëtimi të bukur që nis në bankat e shkollës.
Sot ju, të dashur prindër, dorëzoni më të shtrenjtët tuaj në duart e shkollës. Faleminderit për besimin dhe për bashkëpunimin. Së bashku, jemi partnerë në edukimin e brezit të ri, duke ndërtuar mbi dashurinë tuaj për fëmijët një bazë të fortë për të ardhmen e tyre.
Të dashur mësues,
Ju jeni themeli i çdo suksesi që vendi ynë arrin në fushën e arsimit. Me përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj, ju nuk mësoni vetëm matematikën, gjuhën, shkencën apo artin. Ju mësoni vlera, mësoni shpresën, mësoni përgjegjësi, ndaj jemi krenarë për punën e secilit prej jush.
Ky vit i ri shkollor sjell të reja të rëndësishme. 30 shkolla të reja e të rehabilituara mirëpresin fëmijët të cilët rikthehen në klasat e tyre me standardet më të mira. Ne kemi vijuar punën, kemi bërë më të mirën që ta riorganizojmë dhe rikthimin në shkollë ta bëjmë sa më të kënaqshëm për ju.
Në shkolla tashmë kemi 340 laboratorë inteligjentë, ku nxënësit mund të eksperimentojnë, të krijojnë dhe të shfrytëzojnë teknologjinë moderne për të mësuar më mirë dhe po punojmë për ta çuar në 1000 numrin e laboratorëve inteligjentë në shkolla. Për herë të parë, kemi përfshirë nocionet bazë të inteligjencës artificiale në kurrikulën e TIK nga klasa e IV duke përgatitur nxënësit për një botë ku dijet dhe teknologjia ecin bashkë.
Po ashtu, nisim një program të ri për zhvillimin profesional të mësuesve, që do t’i ndihmojë ata për të zgjeruar aftësitë në platformat digjitale dhe për t’iu përgjigjur nevojave të brezit të ri. Mësues më të përgatitur do të thotë nxënës më të aftë dhe një shkollë më cilësore.
Por arsimi nuk është vetëm teknologji dhe reforma. Arsimi është mbi të gjitha njeriu. Për këtë arsye, ne përgatitemi të forcojmë mbështetjen psikosociale për nxënësit, duke i ndihmuar ata të jenë edhe më të sigurt, edhe më të përfshirë në një mjedis të qetë dhe miqësor në shkollë.
Në këtë vit, në shkolla do të kemi 340 oficerë sigurie, rreth 100 oficerë sigurie më shumë se vjet që do të punojnë sipas protokolleve dhe standardeve të përditësuara. Do të thotë një garanci më shumë për sigurinë në shkolla.
930 psikologë dhe punonjës socialë do të jenë pranë nxënësve për të adresuar çdo nevojë sociale apo emocionale të tyre.
Për nxënësit me aftësi të veçanta kemi rritur numrin e mësuesve ndihmës. 2260 mësues ndihmës do të mbështesin këta nxënës me aftësi speciale sipas planeve të personalizuara në mbështetjen e tyre në shkollë.
Shkollat tona po bëhen gjithnjë e më shumë hapësira ku nxënësit zhvillojnë talentet dhe janë më të angazhuar e të lidhur gjithnjë e më shumë me komunitetin.
300 shkolla ofrojnë programin “Art dhe Zeje”, teksa mbi 12 mijë nxënës do të jenë pjesë e programit të ekipeve sportive në shkolla, duke përfshirë në këtë program për herë të parë, veç basketbollit dhe volejbollit, edhe shahun.
Siç e dini, shkolla nuk është vetëm mësimi në klasa; këtë vit do të jetë shkolla një ekran, një skenë ku nxënësit tanë do të shfaqin talentet në konkurset që realizojmë për herë të parë këtë vit. Në Konkursin Kombëtar të Teatrit, i cili do të nxisë krijimtarinë, vetëbesimin, punën në grup dhe do u sjellë nxënësve një tjetër përvojë të vlefshme kulturore e edukative.
Për herë të parë do të zhvillojmë Festivalin e Shkencës për gjimnazet, për të nxitur tek nxënësit të eksperimentojnë me ide të reja dhe të përjetojnë shkencën si krijim dhe aventurë. Do të vijojmë me edicionin e 4-t të Konkursit Kombëtar të Gjuhës, organizimi i të cilit tashmë është kthyer në një traditë të bukur.
Të dashur nxënës,
Jam e bindur se ky vit për secilin prej jush do të jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme që ju do ta përjetoni të rrethuar nga shoqe e shokë fantastikë, me mësues të gatshëm t’ju mbështesin në çdo hap tuajin dhe me prindërit, që jam e bindur që ju do t’i bëni kaq shumë krenarë për arritjet tuaja.
Në emër të gjithë sistemit arsimor, ju uroj të gjithëve një vit të mbarë, të mbushur me suksese, dije dhe gëzim.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur so...
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Besart Xhaferri u shpreh sot ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sot kr...
Gjatë tri ditëve, duke nisur nga 8 shtatori ambasadorët sh...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka ...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhu...
Partia Demokratike ka reaguar këtë të shtunë lidhur me dis...
Kryeministri Edi Rama ka cilësuar sot Shqipërinë si një ba...
Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot te detajet nga takimi i...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga nisja e q...
Ish-zëvendësministri demokrat, Sherefedin Shehu ka reaguar...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe ditën e sotme të ndajë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar rrëzimin e ankimi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, k...
Kandidati i zgjedhur i PD, Igli Cara në një dalje televizi...
Kryeministri Edi Rama është shprehur këtë të enjte lidhur ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka rrëfyer k...
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” nga g...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt do të ni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...