Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...

Diplomati Agim Nesho, në një intervistë me gazetaren Fabjona Pasho, për CNA TV, ka komentuar samitet e njëpasnjëshme të mbajtura në Tiranë gjatë kësaj jave.
Sipas Neshos, ky ishte samiti i dyshes Rama-Vuçiç për të reklamuar lidershipin e tyre autokrat, si properëndimorë.
"Samiti i Tiranës ishte i sponsorizuar për të treguar rolin e veçantë të kryeministrit shqiptar dhe për të promovuar iniciativat e vjetra, si Ballkani i Hapur, që janë të rëndësishme edhe për grupe interesi të SHBA por edhe fuqi rajonale, të cilat duan t’i zhvillojnë në kuadrin e figurave të njohura ndërkombëtarisht. Ishte i sponsorizuar për të ngritur rolin e tij si një figurë ndërkombëtare. Ky samit prodhoi një fitore të madhe të Vuçiçit në Tiranë, i cili nuk pranoi as sanksionet ndaj Rusisë, as rolin malinj të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Prezenca ruse për të minuar arkitekturën e mbrojtjes evropiane, rritjen e influencave të tyre në shtetet ballkanike, është mëse prezente. Ishte momenti i dobët i një politike, që qeveria e Ramës niset nga anët sipërfaqësore dhe jo nga thelbi. Prandaj ky samit i Ukrainës nuk ishte gjë tjetër veçse një samit i Edi Ramës dhe Vuçiçit, për të promovuar figurat e tyre si lidera ballkanikë, të cilët mendojnë edhe për Ukrainën", u shpreh ai
Diplomati theksoi se Ukraina ka nevojë urgjente për municion, megjithatë, Shqipëria ndryshe nga sa mori përsipër, nuk ka kapacitete për prodhimin e tyre.
"Kërkesa e Presidentit Zelensky është kambanë alarmi për vendet e fuqishme, përfshirë edhe SHBA-në. Nuk ka asnjë mundësi reale Ballkani të ketë një pordhim të tillë armatimi që të ndihmonte Ukrainën. Është e pamundur të fillojë tani, s'ka teknologji dhe infrastrukturë", deklaroi ai.
Edhe për samitin Be-Ballkani Perëndimor, Nesho u shpreh se lëvdatat e Brukselit duhen marrë me rezerva, pasi Bashkimi Europian po shkon drejt zgjedhjeve.
"Këta kërkojnë të mbajnë një qëndrim në dukje properëndimorë, por të luajnë interesat e tyre, duke e kthyer zonën e Ballkanit në një zonë të gjerë, të ndërthurjes së interesave si të Kinës, Turqisë, Rusisë dhe vendeve perëndimore. BE po e shikon integrimin e Ballkanit perëndimor si diçka të lidhur me gjeopolitikën dhe është në interesin e tij që këto vende sa më shpejt të futen në BE. Në Ballkanin Perëndimor ka interesa të ndryshme, klienteliste, korrupsion galopant. Politika ballkanike nuk do të futet në BE. Pretendon të bëhet sikur është promotor. Interesat e pushtetit të tyre janë në kontradiktë me Bashkimin Evropian", theksoi diplomati.
Agim Nesho komentoi edhe prezencën e Alex Soros tek të dy samitet, duke e quajtur si prepotencë për të treguar ndikimin e tij në rajon./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha, në tubimin e përnatshëm...
Bashkimi i Gazment Bardhit me grupin e Sali Berishës p...
Data e gjyqit për Ervin Salianjin në Gjykatën e Apelit...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastruk...
Në media është raportuar se ka dalë data e gjyqit të E...
Të premten, 33 deputetë të opozitës së vendit kërkuan ...
Ambasadori i Holandës, Reinout Vos, në një deklaratë n...
Nga sot s’ka më procedura, hiqen vizat mes Shqipërisë dhe ...
Prej disa javësh CNA ka denoncuar skandalin në kontratën k...
Ish-ministri Ylli Manjani ka shprehur pakënaqësi ndaj ...
Të martën e 5 marsit do të mblidhet Këshilli Kombëtar ...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një foto me komisionerin ...
Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme për dy...
Gafat e politikanëve nuk mbarojnë asnjëherë. Një e til...
Edhe pse na ndajnë një vit nga zgjedhjet parlamentare ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, u shp...
Në deklaratën e përbashkët të Konferencës së Rritjes dhe K...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar p...
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo, në një deklaratë ...
Gjashtë miliardë euro – ky është fondi që Bashkimi Evropia...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...