46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar ndaj politikës fiskale të qeverisë, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të pabarabartë.
Sipas saj, sistemi ekonomik aktual rëndon mbi shumicën e qytetarëve, veçanërisht mbi shtresën e mesme, ndërkohë që një pakicë përfiton lehtësira fiskale.
Ajo shton se politika aktuale fiskale mbitakson punën dhe prodhimin, ul të ardhurat reale të familjeve dhe përkeqëson fuqinë blerëse të qytetarëve.
Tabaku e lidh gjithashtu këtë model me korrupsionin, monopolizimin e tregut dhe orientimin e fondeve publike drejt projekteve që nuk sjellin vlerë të shtuar për ekonominë.
Tabaku përfundon me një thirrje për ndryshim politik, duke kërkuar ndërtimin e një qeverisjeje që vendos interesin e qytetarëve në qendër.
“Socialistët po mbrojnë me çdo kusht dhe formë sistemin e pandershëm që kanë ngritur dhe që i mban ata në pushtet. Sa herë që bëhet fjalë për të zgjedhur mes qytetarëve dhe sistemit, ata zgjedhin këtë të fundit.
Kanë ndërtuar një sistem që mbitakson shumicën e shqiptarëve që punojnë dhe veçanërisht shtresën e mesme. Sa më shumë të punosh, aq më shumë taksohesh. Ky është rezultati i një sistemi të pandershëm dhe të korruptuar që mbitakson shtyllën kurrizore të vendit, shtresën e mesme, ndërsa voton ligje me porosi për pakicën.
Ky realitet ka deformuar edhe ekonominë e vendit tonë, aq sa sot barra më e madhe e taksave është mbi djersën e punës së qytetarëve, të cilët çojnë gjithnjë e më pak para në shtëpitë e tyre, sepse shteti i takson më shumë. Ata që punojnë dhe krijojnë vlerë të shtuar në ekonomi mbitaksohen, ndërkohë që një pakicë që përfiton vetëm benefite dhe menaxhon taksat e shqiptarëve përjashtohet nga taksat me ligje me porosi.
Kështu, shtresa e mesme mban barrën e madhe të një ekonomie dhe paguan faturat e korruptuara të projekteve korruptive.
Një sistem i pandershëm. Një sistem i korruptuar. Një sistem i dështuar. Sistemi që miliona euro tendera dhe koncesione i investon në projekte ineficiente dhe pa asnjë vlerë të shtuar në ekonomi. Qytetarët paguajnë më shumë taksa, marrin më pak të ardhura, ndërsa projektet dhe PPP-të e qeverisë janë ineficiente dhe korruptive.
Nëse sot jemi ende vendi më i varfër në rajon, me fuqinë blerëse më të ulët në rajon, kjo vjen sepse kemi ngritur këtë model të gabuar dhe të rrezikshëm ekonomik. Një model që promovon korrupsionin dhe monopolet dhe që është arsyeja pse sot 95% e shqiptarëve paguajnë më shumë: më shumë taksa, çmime më të larta dhe më pak të ardhura.
Për të ndryshuar këtë sistem, për të tharë moçalin e këtij sistemi, na duhet ta ndryshojmë këtë shumicë. Na duhet të mos kemi këtë qeveri të pakicës”, thekson Tabaku./ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, la të nënkup...
Ambasada Gjermane ka reaguar sot lidhur me protesën e fund...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari vizitoi ...
Opozita shqiptare zhvilloi këtë të diel protestën e radhës...
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se hedhja e gazit lots...
Kryedemokrati Sali Berisha ndau disa deklarata para selisë...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzoi sot f...
Mes panakartave të shumta të protestuesve të opozitës, vëm...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer në...
Sipas disa raportimeve nga gazetarët në terren, kryedemokr...
Pas disa ndalesave, si para godinës së Kryeministrisë, Bas...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi so...
Protestuesit e opozitës po vijojnë marshimin në qendër të ...
Protestuesit në Tiranë shprehën qëndrimet e tyre opozitare...
Protesta e opozitës ka vijuar më tej me aksionin e saj, te...
Pasditen e sotme po zhvillohet protesta kombëtare e opozit...
Protesta e opozitës duhet se ka nisur në një mënyrë të vru...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...