Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte më i madhi në më shumë se një shekull
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...

Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva, e akuzuar për spiunazh nga autoritetet shqiptare, ka kërkuar azil politik në Shqipëri.
Timofeeva, 33 vjeçe nga Rusia, u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fedir Aplatov nga Ukraina, pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe hodhën sprej neuro-paralizues ndaj dy ushtarëve që ruanin objektin ushtarak.

Ajo po mbahet në paraburgim në burgun e grave në Tiranë, ndërsa çështja ndaj saj gjykohet në gjykatën e Elbasanit, pasi zona ku ndodhi ngjarja, Gramshi, përfshihet në këtë qark.
Avokati mbrojtës i shtetases ruse më 10 mars i ka drejtuar kërkesën për azil Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Tiranë. Kërkesa vjen tre muaj pasi Moska kërkoi ekstradimin e saj, pasi akuzohet për “Marrje të paligjshme të informacionit, që përbën sekret shtetëror”.
“Nëse kthehem në Federatën Ruse do të persekutohem për shkak të bindjeve te mia politike”, pretendoi 33-vjeçarja ruse.
Avokati i saj mbrojtës, Isuf Shehu, theksoi se kjo shtetase ruse mund të persekutohet në shtetin e saj.
“Ka arsye të mendohet se ajo do t'iu nënshtrohet persekutimeve ose diskriminimeve a trajtimeve të egra, çnjerëzore, poshtëruese ose veprimeve që përbëjnë shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Kthimi i kësaj shtetaseje në Rusi, do të ishte në kundërshtim me ndalimin e torturës dhe trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues”, thuhet në kërkesën dorëzuar autoriteteve shqiptare.
Gjithashtu mbrojtja thekson se autoritetet ruse po përdorin një procedim penal të vjetër (të vitit 2018) të cilin e kanë shfrytëzuar për ta rihapur, pasi janë njohur me qëndrimet e saj kundër luftës në Ukrainë, të shprehura në rrjetet sociale. Më tej nënvizohet edhe fakti se ish-bashkëshorti i Svetlanës është përkrahës i politikës së presidentit rus, Vladimir Putin, dhe bindjet politike kanë qenë shkaku kryesor i ndarjes së tyre.
Në kërkesën për azil politik kthehen në vëmendje raporte të disa organizatave ndërkombëtare, që theksojnë se Rusia nuk respekton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe faktin se prokurori i Përgjithshëm i Federatës Ruse, Igor Viktorovich Krasnov, që ka firmosur kërkesën për ekstradimin e saj, është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara.

Avokati thekson se Ligji për azilin në Republikën e Shqipërisë parashikon garantimin e së drejtës për azil për shtetasit e huaj që refuzojnë të kthehen në vendin e tyre dhe kujton se sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë të vitit 2022, Rusia nuk është pjesë e listës së shteteve të treta të sigurta.
Tre të akuzuarit për spiunazh, Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe Fedir Aplatov u kapën duke fotografuar uzinën e Gramshit, ndërsa në sendet personale të tyre u gjetën disa materiale të disa pikave të rëndësishme që njihen si infrastrukturë kritike ushtarake në Shqipëri. Uzina ushtarake në Gramsh ka armatime të ushtrisë brenda saj dhe është objekt i rëndësisë së veçantë që ruhet nga ushtria shqiptare.
Ata u lanë në arrest me burg dhe akuzohen për “Dhëni të informatave sekrete”, dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Të njëjtën masë sigurie la në fuqi edhe Gjykata e Apelit, pas anikimimit prej tyre. Dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas ankimuan sërish në Gjykata e Lartë. Kërkesa e Fedir Alpatov nuk u pranua, ndërsa ankimimi i SvetlanaTimofeeva dhe Mikhail Zorin nuk janë shqyrtuar ende nga Gjykata e Lartë. Tre të akuzuarit për spiunazh dhe avokatët e tyre e kundërshtojnë akuzat./REL
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për atentatin e mbrëmjes...
Një operacion i policisë ka vënë në pranga 4 shtetas r...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për atentatin ...
Gazetarja Klodiana Lala, ka folur në lidhje me të shtënat ...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2.8 vite burg për ish-efek...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër pas atentatit të mb...
Policia njofton se ka arrestuar ish-punonjësin e zyrës së ...
Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën "Anastas S...
Një shpërthim ka ndodhur në një banesë në Lezhë, ku si pas...
Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur "Ura e Sulë Mere...
Është gjetur në vendin e quajtur “Gropat e Epirit” turistj...
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e nd...
Një mjet është gjetur i djegur në afërsi të Ishmit. Dy...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kalkidhiki të Greqisë, n...
Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat me arm...
Atentati i një nate më parë në zonën e “Don Boskos”, k...
Një atentat në zonën e "Don Boskos" ka tronditur mbrëm...
Ferdinand Dervishi ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë ...
Një atentat ka tronditur kryeqytetin në një lokal në zonën...
Tirana është tronditur mbrëmjen e sotme, pasi një ngjarje ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...