Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Partia Socialiste ka bërë kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës pas incidenteve të shkaktuar ditën e sotme në seancë.
Zëdhënësja e grupit parlamentar të PS-së bëri me dije se është kërkuar përjashtimi nga punimet e Kuvendit me 60 ditë i deputetëve Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli, Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Denisa Vata.
Gjithashtu është kërkuar përjashtimi me 30 ditë i deputetëve Elda Hoti, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha.
Ndërsa për deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi, Saimir Korreshi, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti kanë kërkuar përjashtimin për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Deklarata
Jam sot këtu për të bërë publike kërkesën që Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar sot për marrjen e masave disiplinore pas incidenteve të rënda të ndodhura në nisje dhe përgjatë seancës plenare të datës 18 dhjetor 2025, drejtuar sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën.
Seanca plenare e datës sotme ishte një seancë me shumë akte dhune dhe incidente të rënda deri në hedhje të lëndëve piroteknike në sallë dhe të sendeve të tjera të forta kundër kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Siç duket qartë nga pamjet bashkëngjitur kësaj kërkese dhe pamje të tjera të bëra publike nga mediat ky skenar dhe këto akte dhune kanë qenë të mirorganizuara dhe të parapërgatitura më parë nga drejtuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike: deputetët Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Elda Hoti, Ledina Alolli (e cila pas verifikimeve figuron të jetë edhe zëdhënëse e Grupit të PD-së dhe anëtare e Grupit të Partisë së Lirisë) dhe nga drejtues të subjektit politik Partia Demokratike deputetët Sali Berisha dhe Flamur Noka.
Prej orës 09:52 të datës 18.12.2025 nën drejtimin e disa prej deputetëve të sipërcituar së bashku me deputetë të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, Aleanca për Ndryshim dhe Partia e Lirisë janë sulur drejt Foltores së Kuvendit dhe drejt vendeve ku qëndrojnë të ulur Kryetari i Kuvendit, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe sekretarja e Kuvendit. Disa prej deputetëve kanë goditur punonjësit e shërbimit të Gardës së Republikës, kanë bllokuar Foltoren e Kuvendit, hapësirën rreth saj dhe vendet e përcaktuara për anëtarët e Këshillit të Ministrave.
Në këto kushte në hapje të seancës dhe përgjatë saj drejtuesi i seancës, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, bazuar në nenet 63, 64, 64/1, 64/2, 65 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, u tërhoqi vëmendjen dhe u kërkoi deputetëve të lironin Foltoren e Kuvendit, hapësirën rreth saj dhe vendet e përcaktuara për anëtarët e Këshillit të Ministrave. Në zbatim të masave përshkallëzuese të përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, drejtuesi i seancës, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u dha sipas Nenit 65 masën disiplinore “përjashtim nga seanca plenare...” deputetëve Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët nuk e zbatuan vendimin e marrë ndaj tyre.
Deputetët Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti, Fidel Kreka kanë hedhur sende të forta dhe mjete të tjera (përfshirë pajisjet) drejt kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, kanë penguar anëtarët e Këshillit të Ministrave të marrin fjalën, kanë përdorur gjuhë joparlamentare, kanë cenuar seriozisht rendin në seancë dhe kanë shkaktuar kaos.
Deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi kanë penguar anëtarët e Këshillit të Ministrave të ulen në vendet e tyre, të marrin fjalën, kanë përdorur gjuhë joparlamentare, kanë cenuar seriozisht rendin në seancë dhe kanë shkaktuar kaos.
Siç konstatohet qartazi nga pamjet filmike deputetët Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kanë futur dhe përdorur në seancë lëndë apo mjete piroteknike.
Gjithashtu deputetët Gazment Bardhi dhe Sali Berisha kanë përdorur gjuhë diskriminuese, joparlamentare, kanë cenuar seriozisht rendin në seancë, kanë shkaktuar kaos, kanë zaptuar foltoren duke penguar deputetët të marrin fjalën dhe kanë cenuar personalitetin e drejtuesit të seancës, anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
Në zbatim të planit të mirorganizuar dhe të parapërgatitur deputetët Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti kanë rrethuar Foltoren e Kuvendit duke bllokuar zhvillimin normal të seancës dhe kanë shkaktuar kaos.
Sa më sipër, bazuar në provat filmike bashkëngjitur, pamjet e bëra publike nga mediat dhe në prova të tjera që do t’ju vendosen në dispozicion në vijim, bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 pika 1 gërma a) dhe pika 6 dhe 7, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të ndryshuar; dhe nenit 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:
1. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetëve Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 7 paragrafi a) kanë futur dhe përdorur lëndë apo mjete piroteknike, tymuese brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit.
2. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetëve Klevis Balliu, dhe Flamur Noka, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65 pika 2, nuk kanë pranuar të dalin nga salla, sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave dhe sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Duke qenë se këta dy deputetë kanë kryer disa shkelje, masat disiplinore për të cilat janë të ndryshme, kërkojmë marrjen e masës më të rëndë të parashikuar, pra 60 ditë. Gjithashtu këta deputetë dhe të tjerë të paidentifikuar deri më tani kanë goditur punonjësit e Gardës së Republikës, veprime për të cilat i takon Prokurorisë të vendosë nëse janë goditje për shkak të detyrës, për fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të dyshuar.
3. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti e cila sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave dhe sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu këta deputetë dhe të tjerë të paidentifikuar deri më tani kanë goditur punonjësit e Gardës së Republikës, veprime për të cilat i takon Prokurorisë të vendosë nëse janë goditje për shkak të detyrës, për fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të dyshuar.
4. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 30 ditë për deputetët Gazment Bardhi dhe Sali Berisha, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 6 paragarfi c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në nenin 65/1 pika 1, pra deputetët kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës, kanë fyer anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe sipas sipas parashikimeve të nenit 6 pika 2, paragrafi a) i Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
5. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 10 ditë ndaj deputetëve Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës, kanë shkaktuar kaos, kanë dhunuar punonjës të institucioneve shtetërore (Gardës së Republikës).
6. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reagua...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi pas da...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dha një...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur jas...
Mes trazirave dhe kaosit është mbyllur seanca plenare e di...
Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati, përplaset fizikisht me...
Mazhoranca ka kalur në votim direkt rendin e ditës. Kreu ...
Në Kuvend vijon ndezja e flakadanëve dhe hedhja e ujit nga...
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, në kaosin ...
Seanca plenare është ndërprerë për pesë minuta. Kryetari i...
Kryeparlamentari Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca de...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka hapur seancën e sotm...
Deputetët e opozitës kanë shkaktuar një situatë kaotike në...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka replikuar...
Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me gardistë...
Në Kuvend kanë nisur trazirat ende pa u hapur seanca. Depu...
Kryeministri Edi Rama, përmes një daljeje në rrjetet e tij...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një videoje në rrjetet so...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...