Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ndodhet në Baku të Azerbajxhanit ku ka marrë pjesë në Samitin e liderëve botërorë të veprimit për klimën.
Në fjalimin e tij ai nuk la pa ka kritikuar shtetet duke thënë se nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar ndryshimet klimatike.
Kryeministri është shprehur se nevojitet më shumë punë dhe angazhim, përtej fjalimeve të bukura nga liderët botërorë.
“Vendosa ta lë mënjanë fjalimin tim të mirëpërgatitur, sepse ndërkohë që prej ditës së djeshme shihja ekranet e heshtura të televizorëve në sallën e pritjes së udhëheqësve ku organizatorët kishin menduar me kujdes të shtonin bimë të gjelbra mbi kolltukët e rehatshëm.
Njerëzit aty hanë, pinë, takohen dhe bëjnë foto së bashku. Ndërsa pamje fjalimesh pa zë nga udhëheqësit vazhdojnë të shfaqen papushim në sfond. Mua më duket saktësisht ajo çfarë ndodh në botën reale çdo ditë.
Jeta vazhdon me zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona të mbushura përplot me fjalë të mira për të luftuar ndryshimin e klimës që nuk ndryshojnë asgjë”, tha Rama.
Kryeministri solli në vëmendje deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, që theksoi se emetimet e karbonit janë rritur. Ai u shpreh krenar që sipas tij Shqipëria ka prodhim 100 % me energji të ripërtëritshme.
“Edhe më keq, ashtu siç Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e theksoi dje, emetimet e karbonit faktikisht janë rritur gjatë këtij viti nga COP-i i vitit të kaluar deri tek ky aktual në vend që të ulen dhe objektivat ambiciozë po shtyhen edhe një herë në një botë që gjithmonë e më shumë është e çoroditur e thellësisht e ndarë.
Vij këtu nga një vend i vogël në mes të Europës, Shqipëria, ku jemi krenarë që kemi prodhim 100 % me energji të ripërtëritshme. Por çfarë nënkupton për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë punën e tyre si përherë?
Larg qoftë t’i jap leksion ndonjërit, duke qenë se në fund të fundit jemi mësuar që të na bëjnë leksione, jo t’u bëjmë ne të tjerëve, por ajo që po them është çfarë dreqin po bëjmë në këto mbledhje njëra pas tjetrës, nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota. Dhe ç'është më e keqja, disa aktorë të mëdhenj dhe të vegjël edhe e bojkotuan këtë ngjarje vjetore.
Çfarë do të thotë kjo?
Për një kohë të gjatë, ne shqiptarët jetuam nën mallkimin e një historie mizore që na la në izolim të plotë pa asnjë të drejtë individuale, pa asnjë liri lëvizjeje, pa asnjë shpresë për të ardhmen. Ndërkohë që së fundmi jemi të bekuar me shoqërinë e Bashkimit Europian dhe për herë të parë në historinë tonë liritë, të drejtat individuale, ëndrrat dhe shpresat janë bërë pjesë e jetës sonë, por ajo çfarë po ndodh në Europë dhe në botë sot nuk lë shumë hapësirë për optimizëm dhe pse optimizmi është e vetmja mënyrë mbijetese që njohim ne shqiptarët.
Ndërkohë që pamja ime pa zë shfaqet në ekranet e heshtura të sallës së bukur të pritjes pas kësaj dhome, dua ta përfundoj duke përmendur një histori nga Enes bin Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të - (meqë ra fjala unë jam katolik) - i cili tregoi se profeti Muhamed, (paqja qoftë mbi të), thoshte që 'Në qoftë se dita e gjykimit vjen, ndërkohë që njeri prej jush ka një fidan në dorë, nëse mundet ta mbjellë përpara se ajo të vijë, atëherë le ta mbjellë'”, u shpreh Rama.
Samiti i liderëve botërorë të veprimit për klimën në Baku paraprin Konferencën e 29-të të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP29)./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, renditi arsyet pse kryeminis...
Deputeti Edmond Spaho ka zbuluar arsyen pse kryeministri E...
Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check up-in do të m...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha akuzoi mediat kombëta...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha ha hedhur akuza për m...
Rreth 9 orë ka zgjatur mbledhja e Komisionit Hetimor për S...
4 orë ka dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme ish-ministr...
Drejtuesi Politik i PS-së për qarkun e Korçës, Niko Pelesh...
Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh...
Prej disa orësh ka nisur një debat në Komisionin Hetimor t...
Ish-ministri Edmond Haxhinasto është paraqitur këtë të...
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK deputetin e Pa...
Komisioni Hetimor për Sterilizimin vijon me debate. Një tj...
Listës së partive politike në Shqipëri i është shtuar dhe ...
Prej rreth 4 orësh ka nisur Komisioni Hetimor për Steriliz...
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur ...
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...