
Shumë debate, shumë akuza, hetime, media, një individ me shumë komplekse, shpesh i pështirë në luftën e tij politike, por që sot përfundoi në pranga dhe ky është Erion Veliaj.
Të gjithë po e shohin me një këndvështrim të tyrin, dikush thotë që sa mirë ia bënë, por nuk festohet kurrë kur dikujt i ndodh një fatkeqësi.
Dikush hap shampanjën, dikush ka hedhur fishekzjarrë, njerëzit janë të gëzuar me arrestimin e Erion Veliajt.
Pikërisht për këtë arsye sot është një "ditë e keqe", sepse gëzojnë njerëzit që iku nga Bashkia e Tiranës një i korruptuar që pritet tani t’i dalë dhe vendimi gjykatës pasi të paktën deri tani është nën akuzë.
Nga ana tjetër gëzimi po shprehet kudo, në shkrime, në qëndrime dhe ata që s’kanë besuar që kjo mund të ndodhte, sërish janë të gëzuar, prandaj është një ditë e zezë se si mund njerëzit të qëndronin indiferentë, të mos shkonin të protestonin para Bashkisë së Tiranës, të mos shkonin të reagonin të gjithë bashkë, fort, ashpër, ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për 1001 zullumet e tij, por të gëzojnë sot pasi e ka arrestuar SPAK-u.
Ndaj është një ditë e keqe.
Një javë më parë një emision i neveritshëm u bë kundër Altin Dumanit, si presion, si shantazh i hapur ndaj tij. Pak javë më parë bashkëshorten e kreut të SPAK-ut e ekspozoi Sali Berisha, e pështirë! Luftë politike e ndyrë, nën brez, andaj sot është një "ditë e zezë" për këtë luftë që bëhet për më shumë se 30 vite në Shqipëri, me të njëjtin standard të fëlliqur!
Bashkë me Erion Veliajn ra neveria e mbetjes dhe mosreagimi i qytetarëve, mosbesimi se mund të ketë njerëz të ndershëm, se mund të ketë drejtësi që lufton krimin dhe korrupsionin, drejtësi që nuk është nën kontrollin e Ramës apo Sali Berishës dhe Ilir Metës. Prandaj sot është një "ditë e zezë", për gjithçka që ka kaluar Shqipëria, përfshirë edhe ata qytetarë që gëzojnë sot!
Është një "ditë e zezë" për të shkuarën, ditë në të cilën shpresohet se do të vijë edhe më shumë dritë, pikërisht për reagimin e qytetarëve, për mbështetjen ndaj drejtësisë, për shpresën se ka njerëz të ndershëm dhe se askush nuk është i paprekshëm dhe se askush nuk është pronari i shqiptarëve!
Kush sillet si i tillë dhe kush shkel ligjin, abuzon apo përfiton, merr përgjigjen para drejtësisë dhe këtë e kuptuan të gjithë.
Në këtë "ditë zezë" jo vetëm për bëmat dhe gjëmat e politikës, por për gjëmat e bëmat e medias, ama edhe vetë indiferentizmi i qytetarëve! /CNA
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Partia Demokratike ka reaguar vetëm pak minuta nga arresti...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrest...
Sot, me vendim të GJKKO-së, është arrestuar kryebashkiaku ...
Sot, me vendim të GjKKO-së, është arrestuar kryebashkiaku ...
Teksa CNA publikoi ekskluzivisht lajmin në orën 13:57 për ...
Ditën e sotme me vendim të GJKKO-së është arrestuar kryeba...
CNA ka bërë me dije se është arrestuar kryebashkiaku i Tir...
Komisioni i Medias ka votuar shkarkimin e Leka Bungos dhe ...
Zëvendëskryetarja e Komisionit të Medias, Evis Kushi, ka k...
Sot Komisioni i Medias ka kërkuar shkarkimin e Këshillit D...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u është drejtuar bashkive m...
Drejtuesi i fushatës së Donald Trump, Chris Lacivita, do t...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat b...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përgëzuar qytetarët ...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Adriatik Lapaj, ose siç njihet ndryshe Llapaj i Veliajt ës...
Ish-i dërguari special i presidentit Donald Trump për dial...
Kreu i PD-së Sali Berisha pas takimit me emigrantët sh...
Deputetja Jorida Tabaku ka folur për takimet me emigra...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...