web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bie zia në Bashkinë e Tiranës

10 Shkurt 2025, 15:19, Politikë CNA

Bie zia në Bashkinë e Tiranës

Sot, me vendim të GjKKO-së, është arrestuar kryebashkiaku Erion Veliaj.

Oficerët e BKH-së e kanë shoqëruar nga Bashkia e Tiranës drejt Bllokut të Sigurisë.

Burime për CNA-në bënë me dije se ka urdhër-arreste edhe për familjarë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Erion Veliajt.

Ndërkohë pamja në Bashkinë e Tiranës është e zymtë. Zyrat janë shkretuar, heshtja ka pllakosur në institucion.

Ajo që shihet janë njerëzit në ankth, me kafe, cigare. Një situatë e paqartë, e pakuptimtë, një hije zie, nuk dëgjohet asnjë zë, nuk psherëtin askush.

Kjo është pamja pas arrestimit të Veliajt me vendim të GJKKO-së dhe kërkesë të SPAK-ut./ CNA





Lajmet e fundit nga