Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të pajisë Marinën me armë bërthamore
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...

Drejtuesja e departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike Lilli Sula ka reaguar për skandalin në Universitetin Bujqësor të Tiranës ku SPAK lëshoi 24 masa sigurie për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tenderë, për administratorin dhe punonjës të këtij institucioni.
“Korrupsioni i publikuar ditët e fundit në Universitetin Bujqësor tregon se financat e publikut nuk shkojnë te studentët dhe pedagogët, por në xhepat e qeverisë dhe klientëve të saj”, tha Sula.
Lili Sula denoncoi edhe politizimin e ASCAL, Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë dhe problematikat e akreditimit të programeve akademike. Drejtuesja e departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike tha se sot studentët nuk marrin dot diplomat pasi programet janë të paakredituara.
"Sot, denoncojmë një tjetër dështim e mashtrim në Arsim, procesin e Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe të Programeve të Studimit që ofrojnë.
Pasi përjashtoi nga arsimi i lartë më shumë se 40% të maturantëve dhe pasi u hoqi studentëve të drejtën për arsim cilësor, qeveria e Rilindjes bën atë që ka bërë në çdo sektor tjetër:
Fsheh, gënjen e mashtron studentët për dështimin e proceseve akredituese, pasojë e së cilës është fakti, që mijëra studentë që kanë përfunduar studimet në universitete të ndryshme, nuk marrin diplomat, pasi programet e studimit nuk janë të akredituara.
Pra, vitet e shkollimit, financat e prindërve dhe ëndrra e tyre për profesionin, punësim e karrierën, hidhen në kosh.
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë (ASCAL) u themelua në vitin 2010, mbështetur në modelet më të mira të vendeve të BE-së, me qëllim për t’i siguruar ekspertizë dhe garanci publikut për cilësinë e arsimit të lartë.
Sot Agjencia, rezulton tërësisht e politizuar nga Rilindja dhe tërësisht jashtë standardeve profesionale. ASCAL sot është kthyer në ‘Noter’ të korrupsionit dhe të rrënimit të cilësisë së arsimit të lartë. Kapja politike dhe zhbërja profesionale e këtij institucioni, e ka bërë akreditimin një proces të pabesueshëm, klientelist e të dështuar, ç’ka dëshmohet në faktin se universitetet tona, ndryshe nga ato të Ballkanit, nuk përfshihen në renditjet europiane dhe botërore.
Aktualisht, struktura dhe burimet njerëzore që ka Agjencia për të përmbushur funksionet dhe përgjegjësitë publike për Monitorimin, Vlerësimin dhe Akreditimin e Institucioneve dhe Programeve të Studimit (të të gjitha cikleve), është katandisur në nivelin e një Sektori, me 5 punonjës të kategorisë specialist.
Se si mund të menaxhohet e t’u besohet vetëm 5 punonjësve, monitorimi, vlerësimi dhe akreditimi i cilësisë në 40 institucione të arsimit të lartë dhe të mbi 1300 programeve studimi që ofrohen sot, dhe i afro 500 programeve studimi të aplikuara dhe që presin për akreditim, këtë ‘përgjigje’ mund ta japë vetëm mendja diabolike e Ramës dhe Manastriliut.
Ndërkaq, trupa e Vlerësuesve të Jashtëm është e pamjaftueshme dhe e papërshtatshme në cilësi e kualifikim. Kjo listë është dukshëm e mbushur me rilindas, që jo vetëm nuk prodhojnë garanci dhe objektivitet, por mbyllin aferat korruptive të drejtuesve të IAL-ve dhe kontrollojnë konkurrencën e IAL-ve ndërmjet tyre.
Për tu përshëndetur është fakti që, shumë specialistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të studimit dhe kërkimit, kanë refuzuar të jenë pjesë e kësaj liste.
Sot, në shumë institucione publike të arsimit të lartë, që kanë marrë të ashtuquajturin Akreditim Institucional, gjenden Departamente dhe madje Fakultete parazitare e të panevojshme që nuk përmbushin kriteret dhe standardet e kërkuara nga ligji.
Këto struktura akademike, tregojnë shpërdorimin masiv të financave publike dhe janë hapur e licencuar vetëm për të trafikuar nderet, qokat, korrupsionin, interesat politike të Rilindjes dhe drejtuesve të IAL-ve, e madje, në jo pak raste, edhe të veseve të tyre.u shpreh Sula./CNA
Në një dalje për mediat nga Selia Blu, Zëdhënësja e Partis...
Shoqata “Albanian Women Empowerment Network” ka reaguar në...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferenc...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Sa...
Krerët e Nismës Thurje të drejtuar nga Endri Shabani dhe P...
Gaz Bardhi në ditët më të nxehta të politikës kur bëhet nj...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpjeguar procedurën për...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është përplasur me gazet...
Sot nënshkruhet marrëveshja mes “TEDA Tiranë”, Zonës së Li...
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të adresuara në...
Sot në Pallatin e Kongreseve kanë filluar punimet nga Konf...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka reaguar pas fjal...
Kryebashkiaku i arrestuar, Erion Veliaj, në një intervistë...
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në një lidhje direkte në em...
Erion Veliaj vazhdon të thotë që i kanë hetuar gruan, sa i...
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Now”, ka p...
Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë televizive ka k...
Erion Veliaj vijon të viktimizohet për arrestimin e tij. ...
Analisti Neritan Sejami ka thënë se sulmet e vazhdueshme t...
Erion Veliaj i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...