Ekonomia e përditshme/ Çfarë ndikimi kanë çmimet e karburantit sot?
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, deklaroi se qeveria shqiptare pret që në vitin 2028 të nisë ratifikimi në parlamentet e shteteve anëtare të bllokut të marrëveshjes për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Duke prezantuar sot në disa komisione parlamentare dy projektligje që lidhen me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Balla foli për pritshmëritë e qeverisë pas 11 majit.
“Vlen të theksoj se pritshmëritë e qeverisë shqiptare janë që brenda vitit 2027, pra brenda Krishtlindjeve të vitit 2027, ne të kemi përmbyllur marrëveshjen për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe gjatë vitit 2028 të fillojë ratifikimi i kësaj marrëveshjeje nga parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian për ta kurorëzuar brenda mandatit tonë të ri qeverisës që buron nga 11 maji me përfundimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”,- tha Balla.
Balla prezantoi konkretisht projektligjin për Marrëveshjen e Facilitetit për Reforma dhe Rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe ndryshimet në ligjin mbi Agjencinë e Auditimit të Programeve të Asistencës së BE-së në Shqipëri.
Sa i takon marrëveshjes së “facilitetit”, Balla tha se është komplementare me instrumentet ekzistuese të paraanëtarësimit, si IPA, dhe synon të përshpejtojë reformat strukturore të vendit.
“Faciliteti do të mundësojë një financim prej 922 milionë eurosh, nga të cilat 264 milionë euro në formë granti dhe 658 milionë euro si hua, të cilat do të përdoren për mbështetjen e reformave dhe investimeve strategjike përmes Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”,- deklaroi Balla.
Ai gjithashtu bëri me dije se Shqipëria ka dorëzuar tashmë kërkesën e parë për disbursimin e 7% të fondeve, në vlerën 64.5 milionë euro, duke hapur rrugën për zbatimin e masave të parashikuara.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, prezantoi edhe projektligjin për ndryshimet në ligjin mbi Agjencinë e Auditimit të Programeve të Asistencës së BE-së në Shqipëri. Sipas Ballës, ky projektligj synon të rrisë transparencën dhe efektivitetin në menaxhimin e fondeve europiane.
“Ndryshimet ligjore synojnë të adresojnë mospërputhjet me rregullat e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, veçanërisht në ndarjen e kompetencave mes Drejtorit të Përgjithshëm dhe Këshillit Mbikëqyrës. Sipas Marrëveshjeve Kuadër IPA, Drejtori i Përgjithshëm duhet të ketë autonomi të plotë vendimmarrëse, ndërsa Këshilli Mbikëqyrës duhet të mbetet një organ këshillimor, pa ndërhyrje në menaxhimin e përditshëm të Agjencisë”, -theksoi Balla.
Balla theksoi se ky riorganizim është i domosdoshëm për të garantuar një proces auditimi të pavarur dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ai u bëri thirrje deputetëve ta mbështesin këtë reformë, e cila do të rrisë besueshmërinë e institucioneve shqiptare dhe integritetin e menaxhimit të fondeve të BE-së./CNA
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ka folur sot në Këshil...
Partitë e vogla aleate në koalicionin e Partisë Demokratik...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se më 1...
Aleatët e vegjël të Partisë Demokratike pohojnë se janë bë...
Aleatët e Partisë Demokratike kanë shkuar në selinë blu në...
Qeveria ka pranuar kërkesën e KQZ-së dhe ka miratuar fondi...
Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të mbledhë kryesi...
Në mediat e pushtetit, të paguara nga para inceneratorës...
Shqipëria dhe Franca do të punojnë për të forcuar bashkëpu...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh i kënaqur se...
Faqja “Kandidati”, në një postim në rrjetet sociale, shkru...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, ka thënë se ...
Pas tërheqjes së deputetit Petro Koçi, një tjetër deputet ...
Edi Rama lëshon Veliajn pak minuta përpara se të nisë sean...
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi me anë të një st...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, ka thë...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në rrje...
Në Kryesinë e Kuvendit, ditën e sotme do të zhvillojnë pun...
Ditën e sotme në Apelin e GJKKO-së, gjyqtari Engert Pëllum...
Sot në media ka qarkulluar lajmi se, Damian Gjiknuri ka pa...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...