Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një paralajmërim pas protestës së mbrëmjes së djeshme.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se mosbindja civile do të përshkallëzohet në 77 mënyra.
Ai deklaroi se mosbindja do të vijojë me ngujime, greva, bllokime rrugësh në të gjithë Shqipërinë dhe në forma të tjera.
Kreu i PD-së theksoi se tani e kanë radhën qytetarët guximtarë për të detyruar kryeministrin Edi Rama të bëjë qeveri teknike.
Deklaratë e plotë:
Mbrëmë ishte aksioni i parë. Por mosbindja ka shumë forma. Kemi ngujime përpara. Kemi greva. Kemi bllokime permanente rrugësh.
Kemi 77 mënyra për mosbindje civile që do asfiksojnë dhe paralizojnë narkoshtetin. Që do ta shkërmoqin narkodiktaturën dhe nëse ti mendon se mosbindja civile nisi në Tiranë dhe do kufizohet aty, mendohu mirë Edi Rama.
Se së shpejti në mosbindje do kesh Shkodrën, pastaj Durrësin, Vlorën, Kukësin, Tepelenën, Lezhën, e kështu me radhë, mbarë Shqipërinë se nuk ke lënë qytet pa masakruar me shpopullimin tënd, nuk ke lënë qytetar pa varfëruar me vjedhjet e tua. Nuk ke lënë familje shqiptare pa gjymtuar dhe i gjithë vreri që ke derdhë mbi shqiptarët, do plasë mbi ty javët që vijnë.
Të dashur qendrestare dhe qendrestarë.
Rikujtoj dhe një herë, që jemi në misionin më të rëndësishëm të jetës sonë. Zoti do bekojë gjithë ata guximtarë që dje drodhën narkoshtetin. Mediat e gjithë botës dje i kanë bërë jehonë të jashtëzakonshme guximit, heroizmit të opozitarëve shqiptarë.
Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe sepse ne Europë, në SHBA dhe në mbarë vendet e lira ne kemi shumë miq, mijëra e mijëra herë më shumë sesa mendojmë.
Sepse nuk ka gjë më frymëzuese, më fisnike, se një popull që reagon ndaj tiranisë së bandave, ndaj padrejtësisë që sulmon krimin, që djeg korrupsionin, që lufton për votën e lirë.
Mbrëmë, kur gjithë popujt e botës së lirë, të përfaqësuara nga mediat e tyre, solidarizoheshin me opozitën shqiptare, të përulurit e zakonshëm të narkoregjimit dukej se për ne kishin përsëri vetëm sulme të shpëlara.
Ata janë papagajtë e zakonshëm të qeverisë, që ashtu si çdo natë, në studiot televizive bënin opozitën e opozitës.
Janë po ata që deri dje thoshin opozita është e mbaruar se nuk reagon. Ndërsa mbrëmë thanë se opozita reagoi se është e mbaruar.
Janë po ata që u mërzitën se dogjëm disa kazanë plehrash, por nuk thanë një fjalë për vajzën e vogël që u helmua me gaz nga narkopolicia e Edi Ramës, si të ishim në Sirinë e Asadit.
Janë po ata që thanë dje se protestuesit dogjën babanë e artistes së njohur Juli Emiri, kur gjithë shqiptarët e panë në video narko-kriminelin me uniformë që jo vetëm i hodhi protestuesit të pafajshëm shishen molotov me qëllimin total për ta djegur, por në një krim edhe më të shëmtuar, në vend se të shuante zjarrin që mbuloi protestuesin, zgjodhi të shuante me ujë zjarrin e pllakave.
Janë po ata që heshtën si fije bari për breshëritë me plumba me shotganë që vrasës gjakftohtë me uniformë shkrehën kundër protestuesve.
Janë këta shpifarakë që nuk shqipëruan një fjalë për helmimin me gaz toksik të banorëve të një lagjeje të tërë për të mbrojtur parlamentin e krimit, parlamentin e Spirogjokës.
Miq, sulmet e këtyre mjeranëve për ne janë nder, sepse këto janë qenie të denatyruara që ulin kokën kur vidhen, që kyçin gojën para së keqes, që buzëqeshin kur poshtërohen, që admirojnë dhunuesin e tyre dhe jo vetëm kaq.
Shumëkush prej tyre, në xhepa ka dhe paratë tuaja, që janë vjedhur me inceneratorë, me tenderë e prokurime. Por ne nuk jemi të tillë.
Ne jemi shqiptarë të guximshëm që e duam demokracinë, që e duam lirinë, që e duam Europën, që kemi të shenjtë dinjitetin dhe prandaj luftojmë.
Prandaj mosbindja do vazhdojë. Prandaj mosbindja do përshkallëzohet. Prandaj përballë narko-diktaturës do ketë vetëm mosbindje totale. Sepse koha e narkoshtetit perëndoi përgjithmonë.
Tani është ora e guximtarëve. Është radha jonë. Votën nuk e falim! Prandaj me hir ose me pahir, do ta kemi qeverinë teknike./ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri t...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka rea...
Kryeministri Edi Rama ka bërë për ujë të ftohtë kryeta...
Kryeminsitri Edi Rama, gjatë mbledhjes me kryebashkiak...
Kryministri Rama, në takimin me kryebashkiakët e qarqeve, ...
Kryeministri Edi Rama, takim me kryetarët e bashkive dhe m...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postu...
Drejtuesi politik i PD i qarkut të Tiranës, Belind Kël...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Ti...
Sot opozita nisi aksionin opozitar duke zhvilluar një prot...
Sot opozita zhvilloi një protestë. Një protestë të gja...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka blinduar tualetin ...
Pas tre orësh është mbyllur protesta e opozitës në të gjit...
Prestigjozja Washington Post i ka bërë jehonë protestës së...
Prej dy orësh, po zhvillohet protesta e opozitës, e cila ë...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale te...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur nga gazetarët...
Deputetët e opozitës kanë dalë nga selia e PD-së dhe janë ...
Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka paralajmëruar se protes...
Tashmë kanë mbetur rreth 30 minuta nga nisja e protestës. ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...