web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimet në rregullore “zgjojnë” Metën/ Merr në mbrojtje opozitën

14 Dhjetor 2023, 11:24, Politikë CNA
Ndryshimet në rregullore “zgjojnë” Metën/ Merr
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me miratimin e ndryshimit të rregullores së Kuvendit, duke e quajtur atë të njëanshëm.

Sipas Metës, kjo synon asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit. Ai shkruan në postimin e tij se pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm.

“Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.

Ndaj pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm.

Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë”, shkruan Meta.

Kujtojmë se daljet në publik të kreut të Partisë së Lirisë janë shumë të rralla që pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit./ CNA





Lajmet e fundit nga