Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka kritikuar në Kuvend propozimet për ndryshime në rregulloren e institucionit, duke i cilësuar si përpjekje për të kufizuar hapësirat e opozitës dhe për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme funksionimin parlamentar.
Ai ngriti shqetësimin se ndërhyrjet e propozuara mund të reduktojnë kohën e fjalës së deputetëve dhe të kufizojnë debatin parlamentar, duke ndikuar në rolin kontrollues të Kuvendit.
Bylykbashi kundërshtoi gjithashtu mundësinë e shqyrtimit të përshpejtuar të nismave ligjore, përfshirë ato që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke paralajmëruar se kjo qasje mund të dëmtojë transparencën dhe të krijojë hapësira për interesa të ndryshme.
Ai theksoi se çdo ndryshim në rregulloren e Kuvendit duhet të bëhet vetëm pas vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, duke shtuar se vendimet e saj duhet të respektohen plotësisht për të garantuar standardet demokratike.
Deputeti i opozitës kërkoi që procesi të mos vijojë pa u sqaruar më parë qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar nevojën për konsensus politik në ndryshimet e rregullores së Kuvendit.
“Zoti kryetar, në fakt unë fjalën e kisha pikërisht për çështjen e ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit. Ju, ne dje në Këshillin për rregulloren, mandatet dhe imunitetin diskutuam një set propozimesh që ose filluam diskutimin për një set propozimesh në rregulloren e Kuvendit. Edhe kjo që sapo ndodhi këtu është një tregues i asaj me të cilën ne qasim rregulloren.
Pra, flasim dhe e bëjmë propozimin aty për aty. Sjellim propozime për ndryshime të rregullores së Kuvendit sepse dikush mendon se duhet ta bëjmë këtë gjë, madje ta bëjmë duke shtrënguar dhe duke ngushtuar hapësirat e opozitës në Parlament. Besoj ju e dini se jeni drejtues i atij, jo vetëm kryetar i Kuvendit, por edhe drejtues i atij këshilli, por edhe anëtarët që janë aty prezentë, po tashmë edhe publiku e di që kërkohet reduktimi i kohës së foljes së deputetëve. Pra, deputetëve që kanë gjithë këto halle që duhet t'i sjellin këtu në Kuvend, duhet t'u reduktohet në pesë minuta fjala. Duhet që me ligjet për Bashkimin Europian të bëjnë një kthesë 180 gradë.
Pra, sot, në rregullore thuhet që nuk mund të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar, tani duhet të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar. Dhe kjo, edhe pse Bashkimi Europian nuk është se e mbështet këtë lloj ideje. Jo vetëm sepse ka nevojë për të diskutuar çështje shumë më tepër, por edhe për faktin se nën atë veshjen e përafrimit me Bashkimin Europian kalojnë interesa klienteliste. Futen nene të cilat rregullojnë interesa të tjera.
Tani, ajo që unë nuk dua të bëj këtu diskutimin për substancën, ajo që ne ngulëm këmbë nuk mundet të diskutohet në komision, në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve pa dalë më përpara vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese. Zoti kryetar, dje, pra kjo është dhe për ata që na ndjekin, u ra dakord që të vazhdohet vetëm pasi të dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese i shkruar dhe të ketë hyrë në fuqi. Jo më kot, ai vendim thotë hyn 30 ditë pas botimit të Fletoren Zyrtare.
Për shkak se duhet t'i japë kohë Kuvendit ta studiojë se çfarë, pse? Sepse është pikërisht për procedurën me të cilën u bënë ndryshimet e radhës që shkoi. Është ai vendim i Gjykatës Kushtetuese që do të përcaktojë rregulla se si duhet të ndryshojë rregullorja. Mos të bëhet si radhës që shkoi, që u shkel Kushtetuta në atë nivel që u desh të ndërhynte Gjykata Kushtetuese.
Kështu që, duhet patjetër ky Parlament të fillojë të ndjekë një rregull krejt tjetër në mënyrën se si ndryshohet rregullorja. Më 30 maj kemi ndryshuar me konsensus, 30 maj 2013 e kemi bërë me konsensus, kemi ndërprerë fushatën zgjedhore. Mbas asaj kohe ka vetëm ndryshime të njëanshme.
Këtu, në këtë Parlament, ky Parlament funksionon në mënyrë minimalisht demokratike, në qoftë se rregullorja është e bashkëndarë. Jo me propozime që vijnë papritur, nuk dihet nga vijnë, apo hajde ta bëjmë këtu në seancë se kështu na duket interesante për ta thënë. Pra, të ndërrojmë qasjen kryetar. Unë vlerësoj që Këshilli i Rregullores dhe Mandateve dje vendosi të mos shkojë më tutje derisa të dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. E kemi detyrim me Kushtetutë të respektojmë ato vendime, kur të dalin, marrim vesh se çfarë thonë, atëherë zbatojmë ne”, tha Bylykbashi./ CNA
Në një seancë në Kuvend, ministri i Infrastrukturës, Enea ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Taulant Balla, ka prop...
GJKKO vendosi të pranonte kërkesën e kreut të PD-së, Sali ...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në I...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, në përgjigje të deklara...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza në Kuvend ndaj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka marrë fjalën në seancën...
Deputeti Erald Kapri ka uruar për fitoren Peter Magyar-in ...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrta...
Në seancën plenare që do të mbahet nesër në Kuvendin e Shq...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në një seancë pl...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë zyr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj s...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi pasd...
Në Këshillin e Mandateve janë zhvilluar sot diskutime të t...
Studiuesi Auron Tare tha sot se veçanërisht në periudhën p...
Politologu Afrim Krasniqi ndau sot një kritikë lidhur me S...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha sot se ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...