"Mos kalo nga kjo rrugë"/ Si nisi konflikti mes dy vëllezërve në Kavajë që përfundoi në vrasje
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mburrur veten, teksa ka kujtuar kohën që ka qenë kryeministër i Shqipërisë.
Meta tha në një intervistë me gazetarin Blerti Delija se ka promovuar shumë intelektualë dhe ka bërë shumë projekte infrastrukturore.
Ai deklaroi se është shumë krenar për gjërat që ka bërë në të kaluarën, pasi pretendon se nuk ka marrë kredi apo borxhe.
“Në kohën kur unë jam bërë kryeministër, le të kthehemi pas në tetor-nëntor të vitit 1999, në Shqipëri kishte vetëm 6 kilometra autostradë nga Tirana tek Qafa e Kasharit dhe nuk kishte asnjë rrugë të re funksionale. Kur unë jam bërë kryeministër dhe përpara se unë të bëhesha, pothuajse nuk kishte asnjë ministër nga veriu, jo vetëm ministër, por edhe zëvendësministër. Dhe një nga qëllimet e mia ishte që të tregoja interes të shtuar dhe pa paragjykime duke i dhënë Shkodrës, veriut të Shqipërisë dhe në atë periudhë kemi promovuar shumë intelektualë nga Shkodra, siç ka qenë e ndjera profesore Esmeralda Uruçi, që u promovua Ministre e Kulturës, siç ka qenë Sokol Axhemi pedagog i njohur që u promovua si zëvendësministër.
Ky ishte një prioritet në radhë të parë i përfaqësimit. Së dyti në qendër të vëmendjes sime ishin projektet më të rëndësishme që unë mendoja që kishin të bënin me të ardhmen e Shkodrës. Së pari u bënë funksionale të gjitha projektet që lidhnin Tiranën, Fushë-Krujën me Urën e Milotit, sepse ishin vepra që kishin mbetur përgjysmë nga shkatërrimet e vitit 1997. Mungonin 13 ura, të cilat u bënë në një kohë rekord dhe u bënë me financimet e buxhetit të shtetit, i cili në atë kohë kishte shumë kufizime për të marrë borxhe, sepse situata për shkak të 97-ës ishte shumë e vështirë, dhe ne kishim kushte të forta nga FMN.
Së dyti për të cilën unë jam shumë krenar, vepra më e madhe publike në Shqipëri që është bërë me fondet e buxhetit të shtetit, pa marrë kredi, pa marrë asnjë borxh, është rruga Lezhë-Shkodër, që është edhe sot e kësa dite. Pasi rruga tjetër nuk funksiononte. Kjo rrugë është bërë me vendim të qeverisë Meta. Ishte vendimi im për këtë gjë. Jam shumë krenar sepse në një kohë shumë të vështirë arritëm të bënim këtë investim. Rruga e Velipojës është bërë gjithashtu në atë kohë. Rruga e Muriqanit është bërë gjithashtu në atë kohë. Spitali i Shkodrës. Të mos harrojmë se edhe konsullata italiane është hapur me insistimin tim, sepse mendoj që Shkodra e meritonte këtë vëmendje ndërkombëtare dhe diplomatike”, nënvizoi kreu i PL-së.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rrëzua...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ...
Nënstacioni i ri elektrik në Vorë është gati për tu vë...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur me grupin parlamentar...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dalje ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një konference ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë nga selia e P...
Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie të...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është parë duke hyrë ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes së q...
Nesër në Kuvend do të mbahet mocioni me debat me kryeminis...
Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, gj...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Be...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar çështjen ÇEZ-DIA, për të...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, gjatë një ...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, në një deklaratë për...
ÇEZ-DIA është një aferë korruptive, sipas gazetares Klodia...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për ngja...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...