web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koalicioni i PD-së/ Largohet njëri nga aleatët

12 Mars 2025, 10:10, Politikë CNA
Koalicioni i PD-së/ Largohet njëri nga aleatët
Foto nga prezantimi i koalicionit

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, e drejtuar nga Vasil Sterjovski, është larguar nga koalicioni opozitar “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Në një shkresë dërguar KQZ-së, Aleanca kërkon çregjistrimin nga koalicioni.

Pas largimit të tyre, koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të përbëhet nga 25 parti.

Berisha dy ditë më parë prezantoi koalicionin dhe tha se aleatët do të kenë 8 vende në listat e mbyllura./ CNA





Lajmet e fundit nga