web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijon seanca në Apelin e GJKKO-së/ Veliaj rreth 7 orë para Gjykatës

11 Mars 2025, 17:19, Politikë CNA

Vijon seanca në Apelin e GJKKO-së/ Veliaj rreth 7 orë para

Vijon seanca në Apelin e GJKKO-së për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Seanca që po vijon ka nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit.

Mësohet se ka përfunduar mbrojtja nga avokatët e Veliajt dhe 4 biznesmenëve të përfshirë në hetimet për çështjen.

Sipas informacioneve, deri më tani ka dhënë qëndrimin e tij prokurori i çështjes Ols Dado, që ka kundërshtuar pretendimet e avokatëve të Veliajt dhe biznesmenëve.

Mësohet se në seancë po flet edhe prokurori tjetër i çështjes, Altin Dumani./CNA 





Lajmet e fundit nga