Nesër mbahen zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së/ Ja çfarë pritet nga gara
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar sot pasi Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e tij e kundër dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Përgjithshëm për çështjen “Babale’.
Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji sulmon gjykatën si kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, duke thënë se nuk është i habitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë.
Salianji shprehet se dënimi i tij është politik dhe bëhet për ta eliminuar nga beteja politike!
Salianji shton se do të kërkojë lirinë e tij edhe përtej insitucioneve të vendit, dhe më pas do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.
"Nuk jam i habitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë.
Lënia në fuqi e një ndëshkimi të nxitur, kërkuar dhe stisur nga Edi Rama e draftuar prej tij, e lajmëruar prej tij në Parlament, mbrojtur me zjarr prej tij, është rruga e shkurtër dhe komode që Gjykata e Lartë zgjodhi sot. Nuk kanë etikë profesionale dhe as guximin minimal që të japin drejtësi e të hyjnë në konflikt me Edi Ramën.
Kjo është një vijë sjellje.
Nëse Gjykata e Lartë do të ishte garanci për të drejtën, do të ishte garanci për proces juridik të rregullt e të ligjshëm, as gjykatat më poshtë s'do të guxonin të firmosnin farsat që firmosen.
Dënimi im politik bëhet për të më eliminuar nga beteja politike!
Ne çdo përballje e kam mundur Edi Ramën dhe shpurën e tij. Më e fundit në Kavajë në fitoren e bashkisë, e kudo tjetër.
Denimi im politik është kërcënim i hapur për cilindo që lufton krimin, korrupsionin dhe mafien e veshur me pushtet.
Dënimi im politik është një mbështetje e hapur ndaj mafies dhe trafikantëve ndërkombëtarë. Koha e zgjedhur për të dhënë vendimin një ditë para shpalljes së listave është po ashtu një mesazh kërcënimi për këdo guxon e flet të vërtetat!
Në këto kohë parade turpi, kohë aferash të rënda financiare, unë jam me zero korrupsion, zero akuzë për asnjë qindarkë. Ndaj, burgosja për denoncimin, për fjalen, është një medalje.
Jam krenar për betejat e mia në interes të njerëzve. Kam zgjedhur që në fillim luftën e pakompromis dhe qytetarët më kanë mbeshtetur për këtë.
Gjykimet ndaj meje do hyjnë në turpet historike, të kauzave gjyqësore si rast i përdorimit të drejtësisë për hakmarrje personale nga Rama e Xhafaj.
E nisën duke paguar dëshmitarë të sajuar, u kapen në përgjime drejtorët e policisë duke paguar dëshmitarin e sajuar, manipuluan në gjykata duke caktuar gjyqtar si fillim ushtarin e Aldo Bares, më pas me kunatën e Belinda Ballukut dhe ish-përfaqësuesin e PS në KQZ dhe sot duke manipuluar shortin në Gjykatë të Lartë, zëvendësuan trupën gjyqësore e lanë për të më gjykuar ish-ministrin e Drejtësisë së Partisë Socialiste dhe një komunist, birin e ish-drejtorit të dëbim internimeve dhe ish-sekretar të parë!
Nuk janë këto institucionet që meritojmë, nuk janë shtet i së drejtës dhe as sundim i ligjit.
Për cilindo që shqetësohet i them ta marrë paradhënie dhe zvarritjen dhe vendimin kundër në Gjykatë Kushtetuese, dhe më pas do shohim se si do jetë e drejta në Strasburg.
Unë do të luftoj e do ta kërkoj të drejtën deri në fund. Shqipëria do të jetë një vend më i mirë kur të ketë drejtësi, kur Gjykatat do të kenë kurajën të japin drejtësi edhe kur kjo nuk i pelqen autokratit.
Ky vend i mirë mund të duket utopi, por nuk është e largët dita ku dhe për drejtësinë fjalën e madhe do ta kenë qytetarët.
Pavarësisht se nga izolimi së bashku do të luftojmë për një Shqipëri të denjë e normale ku sundon ligji! Personalisht zgjedh betejën dhe jo qurravitjet!
Nderin dhe respektin e qytetarëve e kam fituar unë, turpin dhe neverinë e hanë me korrupsionin e përditshëm 'të burgosurit' e autokratit, që nuk kanë as ndërgjegje dhe as guxim të shkojnë as në tualet pa lejen e tij!",-shprehet Salianji./CNA
Pas mbledhjeve të kryeministrit Edi Rama me drejtuesit pol...
Partia Demokratike mbledh nesër në orën 16:00 Kryesinë. Nd...
Një nga aleatët e vegjël të koalicionit “PD-Aleanca për Sh...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ka folur sot në Këshil...
Partitë e vogla aleate në koalicionin e Partisë Demokratik...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se më 1...
Aleatët e vegjël të Partisë Demokratike pohojnë se janë bë...
Aleatët e Partisë Demokratike kanë shkuar në selinë blu në...
Qeveria ka pranuar kërkesën e KQZ-së dhe ka miratuar fondi...
Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të mbledhë kryesi...
Në mediat e pushtetit, të paguara nga para inceneratorës...
Shqipëria dhe Franca do të punojnë për të forcuar bashkëpu...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh i kënaqur se...
Faqja “Kandidati”, në një postim në rrjetet sociale, shkru...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, ka thënë se ...
Pas tërheqjes së deputetit Petro Koçi, një tjetër deputet ...
Edi Rama lëshon Veliajn pak minuta përpara se të nisë sean...
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi me anë të një st...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, ka thë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...