Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se është shkëputur nga realiteti dhe u është lëshuar shqiptarëve në kurriz, kryesisht tregtarëve të vegjël.
Në një intervistë në ‘Syri Tv’, Këlliçi u shpreh se Rama, pas zgejdhjeve të 11 majit, ka ndjesinë e të plotfuqishmit, pas rezultatit me 83 mandate.
Sipas Këlliçit, me këtë kontroll të jashtëzakonshëm të pushteteve që Rama ka sot, zyrtarisht më 2023 e në vijim ia ka tejkaluar Enver Hoxhës e Ramiz Alisë
“Rama u është lëshuar në kurriz qytetarëve shqiptarë. Pasi vodhi zgjedhjet me 83 mandate, me atë ndjesinë e të plotfuqishmit, u është lëshuar tregtarëve të vegjël, që merren me bimë medicinale, erëza që mbajnë familjet me bizneset e tyre dhe presin sezonin verës, kur është sezoni turistik, punojnë gjithë vitin për 3 muajt e verës, dhe Edi Rama vendos të godasë këtë shtresë, që punon e ndihmon më shumë ekonominë familjare.
Urrejtjen për biznesin familjar. Për të njëjtin biznes, në veri për Thethin, çmenduria e madhe u vendos të rrafshoheshin bizneset që inkurajoi Rama para zgjedhjeve, dhe do t’i legalizonte pas 11 majit. Pasi i vodhi zgjedhjet, u është lëshuar qytetarëve me mjete nga më të ndryshme. Një kryeministër sot i shkëputur nga realiteti. Rama s’preferon të udhëtojë me makinë por lëviz me helikopter.
Shqipëria sot ka dalë të prodhojë një kryeministër, që parase të merrte detyrën deklaronte 3 mijë euro kursime të jetës së tij. Ai ia doli të jetë kryeministri më i varfër që udhëton me charter privat dhe falimentoi Air Albanian, hap ekspozitë të shtrenjta në botë dhe që s’i deklaron, një që ka ndërtuar vilën më të shtrenjtë në Shqipëri, një kryeministër që deklaron me qindra mijëra euro fitime nga libra.
Rama është kryetar i bashkisë së Shqipërisë. Nuk flitet më për autonomi vendore, që ke një kryeministër që jep urdhër të shkarkohen drejtorët e bashkive, i padëgjuar në vendet e Evropës. Ia tejkalon autokratëve më të mëdhenj, si Lukashenko e Putin.
E kemi lejuar si shoqëri të ndodhë para syve tanë, e duke u mësuar me të keqen. E kemi kërkuar fajin te opozita, nga ana tjetër duke mos vënë gishtin në plagë për problemet e vendit dhe shkaktarët e këtyre problemeve.
Me këtë kontroll të jashtëzakonshëm të pushteteve që Rama ka sot, zyrtarisht më 2023 e në vijim ia ka tejkaluar Enver Hoxhës e Ramiz Alisë. Rama sot drejton Shqipërinë a thua së është një bashki e vetme, UKT, Akademinë e Shkencave, ministritë, qeverinë, SPAK, GJK, drejton e dirigjon çdo gjë që ndodh në këtë vend. E keqja e madhe që ka kapur këtë vend është ky individ, dhe ne s’mund të arrijmë të ndryshojmë asgjë.
Ndërkombëtarët ‘kanë mbyllur sytë’ për hir të stabilitetit politik, dhe kanë toleruar një autokrat si Rama që të çimentoi pushtetin e tij vit pas viti.
Shqipëria sot është kthyer në portën kryesore të trafikut ndërkombëtar të drogës, Porti i Durrësit ka vënë rekord botëror, është nën kontrollin e klanit të Troplinëve të Durrësit, që s’është kapur asnjë kilogram drogë në këtë port, ndërsa autoritetet e huaja flasin për tonelata drogë e kokainë që kalojnë nga Porti i Durrësit”,-tha Këlliçi./CNA
Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e radhës, ku ...
Inistituti i Bashkive të Shqipërisë ka reaguar pas dorëheq...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se të gjithë qytetar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e tij në konferencën...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar hartën që tregon se sa ...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, e ka konsideruar si të rreziksh...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri...
Analisti Neritan Alibali tha sot se me ngjarjet e fundit d...
Vijojnë dorëheqjet në bashkitë e vendit. Pasditen e sotme ...
Deputeti Saimir Korreshi komentoi sot lidhur me situatën e...
Deputeti i zgjedhur Partisë Demokratike, Bardh Spahia kome...
Vijojnë dorëheqjet në bashkitë e juglindjes, kësaj here në...
Analisti Mentor Kikia tha sot se demokracia në vend ka ard...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Pele...
Këtë të martë, administratorët e njësive administrative Fu...
Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar nderit nga qever...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një denoncim të fo...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë denoncimin e fortë, du...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...