web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Rama dhe Vuçiç-i ia hedhin fajin BE-së për vonesat e integrimit

16 Korrik 2025, 13:46, Politikë CNA

Berisha: Rama dhe Vuçiç-i ia hedhin fajin BE-së për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç ndaj procesit të integrimit europian.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, akuzoi Ramën dhe Vuçiç-in se në vend që të shikojnë përmbushjen e standardeve për integrimin, ia hedhin fajin Bashkimit Europian për vonesat. Sipas tij, ide të tilla si ‘Ballkani i Hapur’ janë përdorur për të shmangur angazhimet e vërteta ndaj vlerave europiane dhe për të mbuluar mungesën e vullnetit politik për reforma reale.

 “Dua të them se Partia Popullore Europiane po ofron një ndihmë të madhe. Presidenti Weber ka qenë në asamblenë e fundit politike dhe ai tha se do të dërgojë një mision faktgjetës në Shqipëri. David McAllister po jep ndihmesën e vet. Pra, ne jemi të inkurajuar sepse misioni i tyre faktmbledhës do të jetë me shumë rëndësi për të hedhur dritë për rastet tona konkrete dhe për t'i pasqyruar në Bruksel.

Padyshim ka një lodhje prej zgjerimit, sepse sa më tepër të zgjerohet BE-ja, aq më i vështirë bëhet edhe menaxhimi. Por nuk është ky shkaku i vonesave të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është e vështirë që ka qenë një çast kur lindi ideja për t'i ofruar një partneritet Ballkanit Perëndimor, por zgjati shumë pak, dhe Procesi i Berlinit synonte që t'i afronte sa më pranë BE-së. Problemi është se autokratët e rajonit filluan me projekte të reja.

Shpeshherë ne mendonim se as Rama dhe as Vuçiç nuk ishin të interesuar për integrimin. Ata shanin dhe ia hidhnin fajin lodhjes dhe shpikën ‘Ballkanin e Hapur’. Kërcënuan opsione të tjera, dhe nuk respektuan parimin thelbësor të integrimit në BE, që nuk është lodhja e BE-së, e cila kishte ngadalësuar procesin e integrimit të Ballkanit.

Ne e dimë që nuk është një proces i shpejtë, por është një proces i pandalshëm. Ishte një proces që vijonte. Këta persona duke ngritur tezën e lodhjes europiane dhe duke fajësuar europianët për procesin e ngadaltë, i lejuan vetes që të mos shqetësoheshin për parime dhe standarde.

Ata këtë rrugë ndoqën. Unë mendoj se asnjë nuk duhet t'ua verë veshin atyre për çështje të lodhjes. Patjetër që ka probleme. Brenda një familjeje të madhe dhe të zgjeruar, patjetër që ka probleme dhe nuk e mohon kush, por Ballkani nga një vend luftërash është kthyer në një protektorat krimi.

Ballkani vetë ka problemet e tij dhe nuk mund të fajësojë të tjerët për luftërat që kaloi, as për protektoratin kriminal që është kthyer. Kështu që në gjykimin tim është që të mbajmë idenë e respektimit të standardeve dhe shtetit të së drejtës. Kjo është vlera më thelbësore”, deklaroi Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga