Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Në Shqipëri, gazetarë të terrenit, që pasqyrojnë veprimtaritë politike shprehën sot shqetësim për shkeljet e etikës në media dhe mbulimin e fushatave zgjedhore me video të gatshme nga partitë.
Ata pohuan se kandidatët partiakë janë izoluar nga mediat dhe këto të fundit detyrohen që të transmetojnë materialet audio-vizive të parapërgatitura nga partitë dhe shtabet e fushatës.
Gazetarë të jetës politike në Shqipëri u bashkuan sot përreth një tryeze me organizatën “Demokracia në Fokus” dhe Fondancionin Konrad Adenauer me shqetësimin e përbashkët se presionet e politikës po i detyrojnë mediat që të shkelin rregullat e etikës së profesionit, dhe të transmetojnë materiale propagandistike të parapërgatitura nga partitë.
Ata pohuan se zhvillimi tej mase i rrjeteve sociale dhe mediave online ka nxjerrë jashtë përdorimit kuadrin ligjor të deritanishëm dhe sipas tyre, kjo pjesë duhet rindërtuar plotësisht në dobi të etikës së medias.
Merita Haklaj, një nga gazetaret me përvojë në raportimin e jetës politike të vendit thotë se veprimtaritë e fushatës nuk janë më me intensitetin e dikurshëm të tubimeve nga mëngjesi deri në darkë, por është fuqizuar intensiteti i pasqyrimit të tyre në mediat online.
“Kufizimi kryesor i gazetarëve vazhdon të mbetet ndjekja e aktiviteteve përmes sinjaleve me regji qendrore dhe atyre që vet partitë politike dërgojnë nëpër redaksi, jo më me kaseta si dikur, tani me linket elektronike, por njëlloj është problem. Praktikisht gazetarët rrinë para një kompjuteri në redaksi dhe numërojnë aktivitetet elektorale dhe matin minutazhet përkatëse. Kështu humbet ajo që duhet të ishte përkujdesja kryesore e një gazetari në fushatë: mesazhet e politikës, platforma e kandidatëve dhe drejtuesve partiakë”, thotë zonja Haklaj, reportere në Tv A2 CNN.
Një tjetër reporter me përvojë i ngjarjeve politike, Ergys Gjençaj, thotë se ka shumë vite që mediat transmetojnë kasetat e gatshme të edituara nga zyrat e partive, ndërsa sot vijnë linket e gatshme, një shqetësim që u ngrit dje edhe në deklaratën e fundt të OSBE/ODIHR. Kjo shkelje e etikës buron nga vet ligji zgjedhor, thotë ai.
“Mediat përballen edhe me trysninë e politikës, e cila vjen bashkë me materialet e gatshme, si edhe përmes moslejimit të mediave për të ndjekur fushatën elektorale, me gjithë tubimet e veta, atje ku ato zhvhillohen. Misioni i mediave është së pari që të ruajnë integritetin e vet, pavarësisht gjithë këtyre presioneve. Nga ana tjetër, mediat dhe gazetarët respektojnë Kodin Zgjedhor dhe ligjin. Në momentin që në ligj është e sanksionuar se mediat duhet të pranojnë këto materiale të gatshme nga partitë politike, atëherë çfarë duhet të bëjnë gazetarët?! Në momentin kur ne ndalohemi të shkojmë e të ndjekim lajmin atje, ku ai zhvillohet, atëherë puna me etikë gazetareske bëhet gati e pamundur, dhe ky është një minus i madh për mediat”, thotë zoti Gjençaj, reporter në Tv News24.
Vështirësitë dhe presionet e shumta politike i kanë shtyrë gazetarët që të bashkohen në Qendrën “Demokracia në Fokus”, ku të diskutojnë mbi raportimin e rregullt gjatë fushatës zgjedhore, në mënyrë që mediat të mbrojnë integritetin e tyre profesional.
Një nga nismëtarët e qendrës, gazetari Everest Dedaj, thotë se tashmë është bërë rutinë që mediat përdorin videot dhe mesazhet e edituara nga partitë politike, madje transmetojnë si tubime me shenjën drejtpërdrejt veprimtari, që janë filmuar disa ditë më pare.
“Ajo që vihet re në masë është një mesazh i centralizuar, i cili vjen i edituar nga shtabet elektorale të kandidatëve në Tiranë dhe unifikuar në të gjithë Shqipërinë. Qytetarët nuk po arrjinë të njihen realisht me kandidatët dhe cilësitë e tyre të vërteta, dhe kjo vjen se media kthehet nga një mjet i hulumtimit dhe ndjekjes së fushatës reale në dobi të qytetarëve, në një transmetuese e një mesazhi të koncentruar dhe të shndërruar në propagandë, që vjen i gatshëm nga shtabet elektorale të kandidatëve”, thotë zoti Dedaj.
Misioni i Vëzhguesve Ndërkombëtarë të OSBE / ODIHR publikoi dje Raportin e Parë të Ndërmjetëm ku renditen një sërë çështjesh si dy raste të dhunës gjatë fushatës elektorale, polarizimin e mjedisit politik, mungesën fokusit te platformat apo programet nga ana e kandidatëve./VOA
Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Rola...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, gjatë një takimi me ...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e El...
Kreu i opozitës, Sali Berisha është shprehur në takimin e ...
“Ulje taksash dhe lehtësira në shëbrime, për të nxitur su...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me socialistë...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorët ...
Shefja e fushatës së PD për Tiranën, Mirela Karabina është...
Deputeti i PL-së, Petrit Vasili ka publikuar shifrat ku tr...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka nderuar me "...
Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka publikuar spotin e zgj...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në takimin ...
Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, hod...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, zhvilloi një takim në Pogradec pë...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe kryetari...
5 prioritetet që sjellin ndryshimin në Tiranë, u disku...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm “...
Kandidati i PD-së së Enkelejd Alibeajt, Roland Bejko, ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm në Forumin Eko...
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, është ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...