web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT pikante/ Ministrat e Ramës muhabet me Berishën jashtë Kuvendit, shkrihet Damian Gjiknuri

13 Shkurt 2025, 14:49, Politikë CNA

FOTOT pikante/ Ministrat e Ramës muhabet me Berishën jashtë

Pas seancës së tensionuar në Kuvend, duket se ministrat e Ramës dhe Berisha e kanë vijuar jashtë debatin, por këtë herë jo me shpërthime, shishe uji apo sharje dhe tone të larta, por duke u gajasur.

Ministrat e Ramës i janë afruar kreut të PD-së, Sali Berisha, pranë automjetit të tij ku shihen duke biseduar me të dhe duke qeshur.

Por më i gajasuri duket të jetë Damian Gjiknuri, i cili që në dalje të Kuvendit shihet mjaft i lumtur, nuk e dimë nëse i vjen për të qeshur me deklaratat e Berishës apo me arrestimin e kolegut të tij në PS, Erion Veliaj./ CNA





Lajmet e fundit nga