
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, reagoi sot nga selia blu për mbylljen e Muzeut Historik Kombëtar.
Ai deklaroi se gjithçka po bëhet në fshehtësi dhe kjo mund të lidhet me dy gjëra: ose firma e thjeshtrës ‘Casanova Hernandez’ që ka restauruar ballinën e Muzeut, do të marrë në dorë edhe pjesën tjetër të një projekti multimilionësh, ose Muzeu do shembet për t'i lënë vendin një kompleksi kullash.
Ai thekson se edhe ky projekt për rikonstruktim do të shoqërohet edhe me kullë.
"Si Rama dhe Veliaj, të dy e kanë CV-në plot me objekte me kullë. Stadium me kullë, teatër me kullë, pse jo edhe një muze me kullë. Pa kullë nuk mbyllet pazari. Pretekste gjejnë plot. Tërmeti, lagështia, vjetërsia, kalbësia, e të tjera", shprehet ai.
Muçollari nënvizoi se PD kërkon sqarim të menjëhershëm nga autoritetet që vendosën mbylljen dhe pse ka mungesë transprence në këtë proces.
"Vendimet e fshehta dhe familjare, për të ndërhyrë në peizazhin arkitektonik dhe urban të kryeqytetit, sipas modelit të firmave fap e fap, është një fyerje për kryeqytetasit, për taksapaguesit, për shqiptarët. Mbyllja e Muzeut nuk është projekt në interes publik, por me siguri plan i Ramës së ikonave dhe dy gonxheve të tij politike për të ndryshuar Tiranën sipas oreksit dhe për ta ngopur oreksin monetar në kurriz të hapësirave dhe shpenzimeve publike", shprehet ai.
Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet për 4 vite. Institucioni më i rëndësishëm kulturor dhe një ndër destinacionet kryesore të një turisti që prek Tiranën do të ulë qepenin nga ky 15 mars deri në 15 marsin e vitit 2028.

Deklarata e plotë:
Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet për një periudhë katërvjeçare. Qeveria ka vendosur të kyçë muzeun më të madh në vend, dhe e bën këtë duke kyçur edhe informacionin për qytetarët, të cilin e ka detyrim. Cili është projekti, pse mbyllet muzeu, sa do të kushtojë, kush e ideoi, kush e bën, kush e financon, pse e me radhë.
Deri më sot nuk ka asnjë komunikim zyrtar lidhur me këtë.
Kjo fshehtësi lidhet me dy gjëra: ose firma e thjeshtrës ‘Casanova Hernandez’ që ka restauruar ballinën e Muzeut, do të marrë në dorë edhe pjesën tjetër të një projektit multimilionësh, ose Muzeu do shembet për t'i lënë vendin një kompleksi kullash.
Mos u habisni nëse, ashtu si me Teatrin Kombëtar, së shpejti, me të njëjtin model, të shihni një kullë me biznese për miqtë e partisë në kat të parë, muze në kat të dytë, dhe rezidenca e zyra në katet e tjera.
Si Rama dhe Veliaj, të dy e kanë CV-në plot me objekte me kullë. Stadium me kullë, teatër me kullë, pse jo edhe një muze me kullë. Pa kullë nuk mbyllet pazari. Pretekste gjejnë plot. Tërmeti, lagështia, vjetërsia, kalbësia, e të tjera.
Mos harroni edhe një element të ri: dyshes kleptokrate Rama-Veliaj i shtohet edhe një ‘dorë e vjetër’ e kullave dhe digave, një kleft i stërvitur, Blendi Gonxhja, si ministër i Kulturës dhe Financave.
Me këta të tre, mbyllja pa transparencë e muzeut më të madh në vend nuk mund të jetë tjetër veçse një projekt zhvatjeje, me apo pa kullë, nuk ka rëndësi.
Partia Demokratike kërkon publikisht dhe për hir të interesit publik:
1) Sqarim të menjëhershëm nga autoritetet që vendosën mbylljen: Mbi cilën ekspertizë dhe me cilën konsulencë është bërë?
2) Angazhimin e vëmendjes së opinionit publik dhe nxitjen e aktorëve të shqetësuar për trashëgiminë kulturore dhe muzeale, që bashkë me organizatat e shoqërisë civile, të bëhen të gjallë e të veprojnë brenda rolit të vet!
3) në mungesë të transparencës, fillimin e menjëhershëm të hetimeve nga organet përgjegjëse.
Vënia e Muzeut Kombëtar të shqiptarëve ne dispozicion të firmës së thjeshtrës së Kryeministrit për katër vjet është tallje publike me qytetarët.
Kujtojmë se vetëm për restaurimin e ballinës së Muzeut janë paguar 13 milionë euro dhe, si shumë projekte të tjera në fushën e ndërtimit dhe arkitekturës, i ka shkuar studios ‘Casanova Hernandez’ dhe partnerit lokal ‘I RI’, të dyja firma të lidhura me thjeshtrën e kryeministrit.
Muzeu Kombëtar është pasuri publike, në rolin e vet si institucion apo si ndërtesë. Trajtimi si ent privat i familjes kryeministrore dëshmon degradimin e shtetit në duart e atyre që kanë në sy vetëm fitimet e pushtetit dhe privilegjet e tij.
Vendimet, e fshehta dhe familjare, për të ndërhyrë në peizazhin arkitektonik dhe urban të kryeqytetit, sipas modelit të firmave fap e fap, është një fyerje për kryeqytetasit, për taksapaguesit, për shqiptarët. Mbyllja e Muzeut nuk është projekt në interes publik, por me siguri plan i Ramës së ikonave dhe dy gonxheve të tij politike për të ndryshuar Tiranën sipas oreksit dhe për ta ngopur oreksin monetar në kurriz të hapësirave dhe shpenzimeve publike.
Ka vetëm një mënyrë për ta hequr dorën e tyre nga xhepi i qytetarëve dhe zhvatja e pasurive publike: rrëzimi! O sot, o kurrë!/CNA
Një ditë pas mbledhjes me kryebashkiakët e vendit në S...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga kantieri...
Në konferencën me gazetarët në Shkodër, kryeministri Edi R...
Ilir Alimehmeti, anëtari i Këshillit Bashkiak në SYRI TV k...
Kur ende nuk janë mbudhur 10 vite nga reforma administ...
Zbardhen detaje nga mbledhja që zhvilloi sot kryeminis...
Dalin pamje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me kryebas...
Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë në një raport për Ballka...
Në një deklaratë për mediat anëtari i Kryesisë së Part...
Zëdhënësja anti-korrupsion në Partinë Demokratike, Gent Va...
Pak minuta më parë ka mbërritur në Shkodër kryeministr...
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ashtu siç edhe e...
Me Shqipërinë që u bë një destinacion i preferuar turi...
Situata në PD, bashkimi i opozitës zgjedhja e Gazment Bard...
Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas raportimeve në media p...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pas një takimi me g...
Ervin Salianji, i njohur ndryshe si deputeti “Babale”,...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Detaje të reja kanë dalë nga takimi i kryetares së Kuv...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka zhvilluar nj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...