“Heshtini!”/ Noka: Fikni televizorët dhe ejani në protestë përpara Kryeministrisë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me deklaratat e bëra nga kryeministri Rama pas mbledhjes së grupit.
Këlliçi shkruan se Rama me ndryshimin e ligjit nuk ka qëllim të zgjidhë paqartësinë kushtetuese, por synon të shpallë veten e tij të pahetueshëm dhe të pagjykueshëm.
Deputeti shprehet se me këtë akt Shqipëria prek fundin dhe Rama kurorëzon veten sikur ka të drejtë të bëjë çdo gjë.
Këlliçi shkruan se mesazhi i Ramës për këto deklarata do t’i jepet ditën e nesërme në orën 17:00 përpara Kryeministrisë.
Statusi i Këlliçit
Shpallja me ligj si i pahetueshëm, thirrje për revolucion!
Pasi nuk e mbajti dot mbi ligjin Belindën, i detyruar nga Gjykata Kushtetuese, Edi Rama tani ka vendosur të ndryshojë ligjin!
Kjo që ka ndërmend të bëjë nuk ka asnjë synim për zgjidhje gjasme të paqartësisë kushtetuese. I vetmi qëllim i tij është që me ligj ta shpallë veten të pahetueshëm, të pandëshkueshëm, të pagjykueshëm. Dhe me këtë rrugë t'u japë garanci dhe të tijve që të vazhdojnë të vjedhin se do jenë të paprekshëm.
Pra hajdutëria e qeverisë do të mbrohet me ligj dhe forcën e kartonave të Edi Ramës!
Kjo ka qënë prej fillimit arsyeja e Edi Ramës, pasi ndjeu se hetimi i korrupsionit shkoi në paradhomën e tij. Aspak halli i Belinda Ballukut, të cilën do ta mënjanojë me koncesionin që mos ta çojë në burg.
Përkundër nevojës së vendit, në kundërshtim me atë çka kërkon procesi i integrimit, Edi Rama shpalli se me ligj do të pengojë hetimin e korrupsionit, të aferave, të abuzimeve me miliarda euro, që burojnë të giitha nga zyra dhe nga firmat e tij.
Shqipëria me këtë akt prek fundin, dhe Edi Rama e kurorëzon veten sikur ka të drejtën hyjnore për të bërë çdo gjë që dëshiron, pa dhënë llogari, pa mbajtur përgjegjësi.
Shqiptarët nuk janë gati ta kthejnë vendin në Bjellorusi, vetëm se Edi Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur dhe duhet të lërë karriken e kryeministrit.
Dhe mesazhi i parë i qartë dhe i fuqishëm do të jetë nesër në orën 17.00, para zyrës së krimit dhe korrupsionit.
Mblidhemi me energji, me pasion e dashuri për Shqipërinë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në mbledhjen e...
Kryedemokrati Sali Berisha riktheksoi sot qëndrimin e opoz...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Shkëlqim Hajdari ka marrë zyrtarisht detyrën si Prefekt i ...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ishte pjesë aktive e d...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën "X" pas mbl...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka nisur sot një ...
Demokrati Aurel Bylykbashi është shprehur sot se kurthi më...
Juristi Ylli Manjani ka hedhur akuza ndaj kreut të Komisio...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë zyr...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi sqaroi sot...
Demokrati Dorjan Teliti e cilësoi sot situatën në vend si ...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa është shprehur sot pushteti...
Kreu i PR, Fatmir Mediu ka qenë pjesë e forumit të Siguris...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklarat...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Endri Shabani, që ka marrë prej pak javësh detyrën e Avoka...
Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë takimit ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal pasdit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...