Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Mbi 100 mijë të rinj që jetojnë në bashkitë Fier, Mat, Malësi e Madhe, Librazhd, Sarandë dhe Korçë, tashmë do të kenë më shumë hapësira të sigurta për ta, qendra rinore dhe qendra multifunksionale krejtësisht të dedikuara për të rinjtë.
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), Geron Ibrahimi nënshkruan kontratat me Bashkinë e Fierit, Matit, Malësisë së Madhe, Librazhdit, Sarandës dhe Korçës, si fitues të granteve për infrastrukturë rinore nga Thirrja e tretë që po financohet me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, nëpërmjet AKR-së.
Ministrja Bora Muzhaqi shprehet se “Ky është viti i tretë që së bashku me Agjencinë Kombëtare të Rinisë mbështesim bashkitë për t’ju ofruar të rinjve hapësira moderne dhe cilësore me qëllim rritjen e hapësirave rinore në mbarë Shqipërinë ku të rinjtë mund të realizojnë aktivitete që rrisin përfshirjen në jetën sociale, por edhe ndikojnë në zhvillimin personal të tyre”, duke evidentuar se në dy vitet e para të kësaj thirrje janë mbështetur 9 bashki, Lezha, Elbasani, Tirana, Roskoveci, Durrësi, Gjirokastra, Lushnje, Dibra dhe Kamza.
Fokusi i projekteve të bashkive fituese është rikonstruktimi apo ndërtimi i një qendre rinore për qytetin, të konceptuara edhe si hapësira multifunksionale, ku të rinjtë angazhohen në trajnime, kurse të ndryshme, teknologji, sipërmarrje, këshillim karriere, debat, lexim, dhe për aktivitete të ndryshme rinore e bashkëbisedime.
Në total nga mbështjetja me grant për bashkitë sipërpërmendura pritet që të ndikohen rreth 108 233 të rinj të grupmoshës 15-29 vjeç.
Në Bashkinë Fier me mbështetjen e AKR-së do të financohet projekti SKYHIGH RINOR: Projekti i hapësirës së Rinisë që Shkëlqen mbi Qytet, që do të ndikojë 47 000 të rinj. Projekti ka në fokus ngritjen e një qendre multifunksionale rinore e cila ka për qëllim të ofrojë një hapësirë të re dhe të përshtatshme për aktivitetet rinore, duke u dhënë mundësinë të rinjve të zhvillojë aftësitë dhe talentet e tyre dhe të ndikojë në zhvillimin e qytetit dhe të rajonit.
Një qendër rinore multifunksionale ka qenë edhe kërkesa e të rinjve të Bashkisë Mat, një projekt i kërkuar nga të rinjtë e këshillit vendor rinor. Projekti “RINOVART” Qendër rinore multifuksionle, për të mbështetur sipërmarrjen, startup-et, inovacionin dhe artin, pritet të krijojë më shumë mundësi për rreth 3200 të rinj.
Edhe Bashkia Librazhd do të ndërtojë një qendër rinore e cila do të ndikojë 962 të rinj, të cilët do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e shumë mundësive për të rinjtë, me klubet e debatit, artit, kulturës, teknologjisë së informacionit dhe leximit, duke krijuar një hapsirë të sigurtë për të rinjtë e qytetit.
Kurse, Bashkia Korçë do të rehabilitojë Qendrën Rinore prej së cilës do të përfitojnë 50 371 të rinj. Qyteti i Korçës tashmë do të ofrojë edhe një hapësirë të re për të rinjtë, ku do të ofrohen më shumë mundësi për edukimin joformal, aktivitete kulturore dhe artistike, shërbime në funksion të këshillimit të karrierës, mundësi për projekte sociale dhe vullnetarizëm, teknologji e shumë të tjera. Një tjetër fokus i rëndsishëm i qëndrës rinore do të jetë dhe përfshirja dhe mbështetja e grupeve të margjinalizuara si dhe parandalimi i problemeve të rinisë me anë të ofrimit të shërbimeve mbështetëse të këshillimit dhe ndërgjegjësimit.

Një tjetër qendër rinore multifunksionale do të realizohet edhe në Bashkinë Sarandë, që do të ndikojë 6000 të rinj. Qendra Rinore Kreative Multifunksionale Sarandë, në një vendodhje kyçe të qytet vjen si domosdoshmëri për transformimin e vizionit të shoqërisë dhe krijimin e një mjedisi miqësor për të rinjtë që të kenë mundësi të rrisin kapacitetet dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në moshë të hershme. Kjo qëndër rinore do të përfshijë një bibliotekë, minikinema, hapësirë për podcast-e, ekspozita dhe kurse për zhvillimin e aftësitëve teknologjike të të rinjve.
Në Bashkinë Malësi e Madhe, e cila do të implementojë projektin Kompleksi Rinor “Syri i Sheganit”, do të ndikohen 700 të rinj. Kompleksi rinor “Syri i Sheganit” është një strukturë e përbërë nga katër shtëpiza, të cilat do të vihen në dispozicion për aktivitete dhe veprimtari rinore, për t'i afruar të rinjtë e Malësisë së Madhe më shumë me natyrën, dhe për të shfrytëzuar bukuritë natyrore të zonës për të zhvilluar aktivitete rinore me fokus turizmin, inovacionin dhe zhvillimin e mëtejshëm të qytetit./CNA
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën më 9 ma...
Enkelejd Alibeaj po kërkon të bashkojë votat me mazhorancë...
Si gjithmonë sot në Parlament, nuk mund të rrinte pa s...
Mes zhurmës dhe tensioneve të shkaktuara nga opozita, mazh...
Mes kaosit dhe tensioneve, mazhoranca ka votuar sot pr...
Debate të ashpra në Kuvend mes ministres Elisa Spiropa...
Deputetja Elda Hoti është përplasur këtë të enjte me Gardë...
Deputetë të Partisë Demokratike janë shfaqur sot me pankar...
Deputetët e Lulzim Bashës kanë braktisur seancën plenare q...
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në konferencë për sht...
Nis seanca plenare. Opozita ka bllokuar foltoren dhe d...
Sot shënohen 137 vite nga çelja e arsimit në Shqipëri ...
Ish-kongresmenia amerikane, Vicky Hartzler, ka kundërs...
Këtë të hënë do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në se...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, kalon "ylberin" dhe ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në një deklaratë për med...
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga seanca plenar...
Në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu, nënkrye...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Beli...
Ministri i Jashtën, Igli Hasani, deklaroi pas mbledhje...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...