web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blushi bën hetuesin/ “Policët që arrestuan Metën, të lidhur me bandat e Durrësit”

22 Tetor 2024, 16:40, Politikë CNA
Blushi bën hetuesin/ “Policët që arrestuan Metën,
Sekretari i Përgjthshëm i PL-së, Tedi Blushi

Sekretari i Përgjthshëm i PL-së, Tedi Blushi, në një konferencë për mediat ka hedhur akuza ndaj efektivëve që arrestuan të hënën kreun e PL-së Ilir Meta, te Kthesa e Kamzës.

Blushi tha se efektivët rezultojnë të lidhur me bandat e Durrësit, pa dhënë fakte për pretendimet e tij.

“Një nga 6 oficerët e ngarkuar me detyrë që duhet të bënte prezantimin e mandatit të arrestit dhe që nuk ndodhi kurrë dhe që e kemi pamje filmike, e që zbatoi vendimin politik ndaj Ilir Metës. Vetëm 27 vjeç, pa eksperiencë në strukturat e policisë, ka shërbyer si roje trafiku. Kurse horrat që u përpoqën të tërhiqnin forcërisht presidentin e Partisë së Lirisë nga makina, që janë sigurisht terroristë i kemi identifikuar, 2 persona me precedentë penalë, me të kaluar të errët të lidhur me bandat në Durrës

fidoj zarin e Edi Ramës te Ministria e Brendshme ta përgënjeshtrojë. Një automjetet i policisë “Volksëagen”, civil, me targa AA421VA është ky mjet ku ka dalë një bandit me kapuç, e kërcënoi dhe qytetarët që filmonin, me armë. Na rezulton nga të dhënat se ky automjet prej dy vitesh qarkullon në rrugët e Shqipërisë pa dokument identifikues dhe me historik të dyshimtë dhe me disa rekorde, si në dhjetor 2022, ku ka pas ndalesë në Tiranë, te Ekonomiku dhe është ndaluar.

Kjo narkopolici nuk të fal për një gjobë, jo më për një mjet të dyshuar me xhama të zinj, në Tiranë e Durrës. Kemi të bëjmë me automjet që s’përdoret nga Policia e Shtetit, sepse policia ka mjete të tjera. Mjete që përdoren nga personazhe të botës së erret të krimit, të bërë njësh me Edi Ramën”, u shpreh sekretari i PL-së.

Më tej, ai tha se efektivët ishin pa mjet identifikimi dhe se Ilir Metës nuk i janë lexuar të drejtat, por është shoqëruar forcërisht. Për këtë deklaroi se do të kryejnë një kallëzim penal./ CNA





Lajmet e fundit nga