Të dhënat nga Eurostat/ Muçollari ngre alarmin: Familjet shqiptare, në kufijtë e mbijetesës
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ngriti ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me qytetarët që protestua në mbështetje të tij në rrugën "Mustafa Matohiti" për 333 ditë.
Berisha falenderoi mbështetësit dhe hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ai deklaroi se rrugicën pranë shtëpisë së tij Rama donte ta kthente në qelinë politike të opozitës, por qytetarët e shndërruan në rrezen e shpresës për shqiptarët.
Pjesë nga deklarata:
Këtë lloj mjedisi politik, Edi Rama e kishte parashikuar për të gjithë vitin që po hynte.
Edi Rama vetë në çdo televizion, ndërsa për opozitën vetëm Facebook.
Unë isha i betuar se në ato kushte ekstreme do të bëja opozitën për shqiptarët dhe me po të njejtën vendosmëri që kisha bërë gjer atëherë.
Premtimi im për fitore nuk u lëkund asnjë çast të vetëm, as edhe besimi im.
Por duhet pranuar.

Përballesha me një vështirësi të madhe dhe nuk e kam fjalën, me arrestin e shtëpisë. Vështirësia e ishte se me liderin e opozitës të arrestuar, Shqipëria rrezikonte të zhytej në frikë. Kjo frikë fare lehtë mund të hynte në shtëpinë e çdo shqiptari, kjo frikë mund të perhapej si epidemi, se kur shkelej ligji, kushtetuta dhe arrestohej Berisha pa asnjë provë, çfarë mund të bëhej me qytetarin e thjeshtë.
Kjo frikë miqtë e mi, do të katandiste Shqipërinë në fillim të atij viti, në një Tunizi të dytë në mes të Europës.
Mirëpo diçka e mrekullueshme ndodhi vetëm dy ditë më vonë. Diçka që tejkaloi çdo plan që kisha përgatitur për rezistencë. Diçka që parandaloi Shqipërinë që të kthehej në republikën e frikës.
Në datën 2 janar vetëm 2 ditë pas arrestimit tim, dëgjoj nga poshtë ballkoni brohorima. Dal në dritare dhe shikoj ju, qëndrestarë të pamposhtur. Dëgjoja brohorimat tuaja si hungërima luanësh dhe aty unë e kuptova; po ku i tremb gjë shqiptarët.
Ku i tremb gjë në botë demokratët.
Kush do ti trembe shqiptarët, Edi Rama.
Kush do ti trembe shqiptarët, Irena me 5 mbiemra, apo Dumani mercenar. Jo mor kurrë.
Shqiptarin e vërtetë nuk e tremb asgjë. Ja pse ju u mblodhet atë ditë ndonëse ishte një ditë pushimi, pas ndërrimit të viteve. Ja pse ju u mblodhët spontanisht atë ditë ndonëse bënë përpjekjet më ekstreme për tu frikësuar, për tu zbrapsur, për t’ju shtyrë që të dorëzoheshit.
Ja pse rrugica që Edi Rama kërkoi ta kthente në qelinë politike të opozitës, ju të rinjtë, te reja, burra dhe gra, e shndërruat në rrezen e shpresës për shqiptarët, kur ishin ditët më të zeza për demokratët.
Prandaj dhe vetëm pak ditë më vonë, atë rrugë ju e inaguruar si Rrugën e Shpresës.
Dhe sot 333 ditë më vonë në këtë numër të bekuar, qëndresa e rrugës së shpresës ka siguruar vendin e saj në histori të qëndresave të mëdha shqiptare.
Heronjë të vërtetë shqiptarë, qëndrestarë të pamposhtur. 333 ditë qëndruat çdo natë në ditët më të acarta, nën stuhitë më të forta, nën diellin përvëlues ju qëndruar. Ju qëndruat jo për interes, jo për servilizëm ndaj kryetarit se ju kishit gjithë botën që ju thoshte, dilni kundra tij.
Por ju qëndruar për të vërtetën, qëndruar për pluralizimin, ju qëndruar sepse frikën dhe presionin nuk do ta pranoit kurrë.
Ju qëndruar për Shqipërinë, për interesin kombëtar, për dinjitetin e shqiptarëve, dhe mbi të gjitha për ndërgjegjen tuaj./ CNA
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ngriti ...
Drejtuesja e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, në kua...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, në një deklaratë për me...
“Erion Veliaj ka prezantuar një projektbuxhet vendor për v...
Shoqata e Të Zgjedhurve Vendorë ka komentuar projektligjin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamen...
U nënshkrua sot në Bruksel Dokumenti i Partneritetit m...
Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet Agjencisë Kombë...
Pastor Akil Pano ka qenë pjesë e tryezës në forumin ‘T...
Mazhoranca socialiste ka propozuar që të anulohen te gjith...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastru...
Ish-ushtari i Kreshnik Spahiut, Llapaj i Veliajt, njer...
Një ditë pas hapjes së kapitullit për politikën e jash...
Forcimi i partneritetit mes BE dhe vendeve të Ballkanit Pe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e sotme një ta...
Këshilli i Bashkimit Europian, në konkluzionet e publikuar...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka “skanuar” ekspertët e k...
CNA ka publikuar disa shkrime, ku ngre dyshime të arsy...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...