Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar një akt lufte burgosjen e Ervin Salianjit me akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen “Babale”.
Berisha tha në një konferencë për gazetarët se PD do t’i përgjigjet këtij akti lufte me qëndresën dhe me mosbindjen më të fuqishme civile.
Ai u shpreh se PD dhe mbështetësit e saj do t’i japin përgjigjen më të merituar kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe do të përmbysë qeverinë.
“Burgosja e Ervin Salianjit ishte një akt lufte ndaj nesh, por nuk ishte akti i parë i luftës.
Edi Rama këtë luftë e shpalli me kohë, që kur rrëmbeu flamurin e PD-së, vendosi në ‘arrest shtëpie’, pa asnjë fakt, bazë, dokument, kryetarin e kësaj partie. Arrestoi kandidatin fitues të Bashkisë së Himarës dhe i rrëmbeu mandatin, përfaqësuesin e opozitës.
Vuri në ndjekje penale drejtues të tjerë, apo persekutim publik, Ilir Metën, Fatmir Mediun. Pra ky është akti i fundit me të cilin Edi Rama, i shpall luftë opozitës.
Unë jam sot këtu para jush për të deklaruar se PD, do t’i përgjigjet këtij akti lufte me qëndresën më të fuqishme qytetare, me mosbindjen më të fuqishme civile, se kjo parti as nuk kalon në klandestinitet as nuk shmang proceset zgjedhore.
Por kjo parti do të përdorë të gjithë guximin, vendosmërinë, trimërinë, e mijëra e mijëra anëtarëve dhe mbështetësve të saj, në mënyrë që t’i japë përgjigjen më të merituar mafias Rama-Xhafaj, në mënyrë që të realizojë atë që në pamje të parë duket mision i pamundshëm.
Por si parti e misioneve të mëdha e të pamundshme, për demokratët sot nuk ka asgjë të pamundshme. Do të realizojë përmbysjen e kësaj ngrehine droge dhe krimi të vëllazërive mafioze, Rama, Xhafaj etj., dhe do të çelë për shqiptarët rrugën e zgjedhjeve të lira në një qeveri teknike. Do të rikthejë Shqipërinë në proceset e zhvillimit dhe integrimit të saj.
O sot, o kurrë, demokrate e demokratë jeni të ftuar t’i përkushtoheni me çdo gjë kësaj beteje vendimtare për fatin e PD-së. Vendimtare për fatin e opozitës dhe pluralizmit. Vendimtare për fitoren mbi krimin, mafian dhe drogën, vendimtare për fatin e Shqipërisë”, theksoi kreu i PD-së./ CNA
Ervin Salianji u dërgua ditën e djeshme në burgun e Fi...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Voks...
Kryeministri Edi Rama, nga SHBA, dha një përgjigje për...
ME KEQARDHJEN DUKE PARE TE KERRUSUR NGA DHIMBJET DHE DUKE ...
Grykësia është mëkati kryesor. Edi Rama është shembulli i ...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli në n...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë sërish në mbrojtje ...
Ish-deputeti i PD-së, Fatos Hoxha ka komentuar vendimi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas mb...
Ervin Salianji ka tentuar të përdorë precedentin e dën...
Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë dorëzuar kallëzim pe...
Kryetari i PD-së së Pogradecit, Genti Çela, denoncoi p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë ...
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka kundërshtuar Pa...
Pas dënimit të “Babales” me 1 vit burg, Partia Demokratik...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtu...
Kryeministri Edi Rama ka takuar të enjten presidentin ...
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur në përfundim të ...
Analisti Lorenc Vangjeli tha se e kishte paralajmëruar...
Nga studio e G.D së famshme Ervin Salianji është shpallur ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...