
Ambasada amerikane në Tiranë ka konfirmuar burimet diplomatike të CNA-së për takimin midis Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, që po zhvillohet sot në kryeqytet.
CNA ishte e para media që raportoi lajmin, për takimin mes Dumanit dhe Blinken-it, ndërkohë që shumë media e mohuan një takim me zyrtarin e lartë amerikan dhe kreut të SPAK-ut, në një moment historik si ky i sotmi.
"Mirë se vjen në Shqipëri, Sekretari Blinken! Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës. Na ndiqni përgjatë kësaj vizite historike", thuhet në reagim.
Blinken mbërriti në Rinas, në orën 11:00 të paradites së sotme.
CNA mëson se takimi mes Dumanit dhe Blinken-it, zhvillohet në ambientet e ambasadës amerikane. Në 13:35, zyrtari i lartë amerikan do zhvillojë një takim me punonjësit e ambasadës amerikane.
Takimi mes Blinken-it dhe Dumanit, përcjell mesazhin e mbështetjes amerikane për sistemin e drejtësisë në vend.
Theksojmë këtu se ardhja e Blinken-it në Tiranë ndodhi menjëherë pas tentativës për ngritjen e komisionit anti-SPAK nga mazhoranca, përtej shitjes si mbështetje për qeverinë.
Po kështu, vizita e tij në Tiranë vjen menjëherë pasi CNA raportoi se mazhoranca me një grup 99-çash dhe ish-“vullnetarë” të Enverit po përgatisnin një komision për të luftuar SPAK-un, Strukturën e luftës kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërtuar me financimet e qytetarëve të SHBA-së dhe BE-së.
Agjenda e Blinken-it:
Në orën 13:35 Blinken do zhvillojë një takim dhe do përshëndesë punonjësit e ambasadës amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.
Në orën 14:15 Blinken do të takohet me afganët që kanë aplikuar për vizë.
Në orën 15:05 Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj në Shqipëri.
Në orën 15:35 pasdite Sekretari Blinken do të mbajë fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.
Ora 16:15 Blinken do takohet me kryeministrin Edi Rama.
Ora 17:55 Sekretari Blinken do të marrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.
Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri./CNA
Vetëm 17 minuta zgjati seanca e sotme plenare. Nuk mungoi...
Lulzim Basha, kreu i PD-së së Vulës, u përpoq sot që t...
Media e njohur ndërkombëtare "The Washington Post" ka ...
Pak minuta pasi nisi seanca plenare, Lulzim Basha e ka...
Kryeministri Edi Rama ka injoruar sot sërish Lulzim Ba...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh në ...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës në Bruksel nga Mbl...
Zv.ministri i Brendshëm, Besford Lamallari ka paralajm...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi shprehu...
Kosova duhet të dalë nga loja e Serbisë se kush e ka f...
Nesër do të vijë në Shqipëri sekretari amerikan i shte...
Kryeministri Edi Rama u pyet mbrëmjen e sotme nëse do ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, e cilësoi s...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur ala...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një k...
Njeriu i paguar nga inceneratorët me 4400 euro në muaj...
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka ...
Në fillim të vitit 2024, kryeministri Edi Rama shpërbleu b...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar në një d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...