Pastrimi i parave në ndërtim/ Kreu i SPAK-ut: Kemi kompani nën hetim
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...

U çel sot Turneu Universitar i Tiranës, me pjesëmarrjen e 1,200 studentëve nga 30 universitete të vendit. Studentët do të garojnë në disiplina të ndryshme sportive si volejboll, basketboll dhe futboll, për vajza dhe djem, duke reflektuar angazhimin në promovimin e sportit, vlerave të ndershmërisë dhe garës së shëndetshme.
Në ceremonisë së hapjes, të organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar, morën pjesë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Presidenti i Federatës Europiane të Sportit Universitar, Adam Roczek, Presidenti i Federatës së Sportit Universitar të Shqipërisë, Besnik Veliu, presidentët e Federatave Universitare të Izraelit dhe Kosovës, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, si dhe studentë, pedagogë dhe të ftuar të tjerë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj vuri theksin te rëndësia e përfshirjes së të rinjve në sport.
“Jam e emocionuar që marr pjesë në fillimin e Turneut Universitar të Tiranës, një turne që bashkon 30 universitete në të gjithë Shqipërinë dhe përgëzoj Federatën Shqiptare të Sportit Universitar që po punon për zgjerimin e frymës sportive në universitete.
E kemi nisur me 6 universitete pjesëmarrëse dhe tashmë jemi në përfshirjen e 30 universiteteve dhe më shumë se 1200 studentë do të jenë pjesë e këtij turneu, duke garuar në volejboll, basketboll e gjithashtu dhe futboll. Po ashtu jemi krenarë që jemi bërë pjesë e Turneut Ndërkombëtar Europian për futbollin për sportin universitar”, -tha Manastirliu.
Organizimi i këtij turneu është pjesë e një strategjie më të gjerë kombëtare që nis që në arsimin parauniversitar, përmes programit "Ekipet Sportive në Shkolla", ku mbi 12 mijë nxënës janë të përfshirë dhe për të vijuar me zgjerimin e lëvizjes sportive deri në universitete. Ministrja Manastirliu tha se qeveria është e angazhuar për të nxitur lëvizjen sportive për të gjitha moshat.
“Ministria e Arsimit dhe Sportit mbetet e angazhuar për mbështetjen e federatave sportive, për mbështetjen e Federatës së Sportit Universitar sepse ne besojmë fort se lëvizja sportive, që sporti për të gjitha moshat është një faktor kyç, jo vetëm personal për shëndetin, por rrit frymën në grup, respektin, disiplinën dhe gjithashtu promovon jetesën e shëndetshme. Ndaj ne do të vijojmë të mbështesim sportin për të gjitha moshat, duke vijuar të zgjerojmë lëvizjen sportive në shkolla dhe gjithashtu edhe në universitete dhe ky është një shembull real i vizionit tonë, por gjithashtu dhe i mbështetjes sonë vit pas viti”,-tha Manastirliu./CNA
Kreu i PSD-së, Tom Doshi, ka deklaruar për CNA se personi ...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin e o...
Adriatik Lapaj është i gatshëm të shesë edhe vjehrrin e ti...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku...
Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhv...
Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ...
Kryetari i PSD-së, Tom Doshi, ka folur për partitë e vogla...
Kreu i PSD-së, Tom Doshi, në një intervistë për CNA, k...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me një “fake ne...
Nga Australia e largët, një bashkatdhetar ka nisur zarfin ...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton këtë të...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të rubrikës "S...
Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Jorida T...
Nga Athina, drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Dia...
Adriatik Lapaj është vënë me shpatulla pas murit teksa ësh...
Edison Ypi ka kapërcyer ylberin. Nga një mbështetës i Dokt...
Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në “Çim Peka Live” në Sy...
Emisioni "Log." ka publikuar sondazhin e Notosondaggi në l...
Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi këtë të hënë pa...
CNA ka publikuar këtë të hënë sondazhin ku pyet qytetarët ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...