Gjyqi i vulës së PD-së/ Gjokutaj: Apeli është i detyruar të mos pranojë ankimin e Alibeajt
Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një analizë lidhur me çështj...

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka mbajti fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi 1 vjetorin e sulmit rus në Ukrainë.
Gjatë fjalës së saj në konferencë Xhaçka u shpreh se lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka pasur pasoja shumë të rënda në mbarë botën dhe se ky sulm ishte një pushtim i paprovokuar, i paligjshëm, pushtim kriminal i një vendi.
“Një vit më parë, në këtë ditë, bota ishte ne ankth, duke pritur të shihte se çfarë zgjedhje do të bënte Presidenti i Rusisë. Më 24 shkurt mësuam se ai e bëri zgjedhjen e tij. Kjo është një luftë për të cilën nuk kishte arsye tjetër përveç zgjedhjes së Presidentit rus. Duhet ta kujtojmë mirë këtë. Ukraina nuk e sulmoi Rusinë, Ukraina nuk e kërcënoi kurrë Rusinë. Ky pretendim është po aq qesharak sot, kur e gjithë bota është bërë dëshmitare e dobësisë së ushtrisë ruse, siç ishte në 23 shkurt 2022, kur shumica e botës priste që pushtimi të kishte sukses brenda pak ditësh.
Ishte një pushtim i paprovokuar, i paligjshëm, pushtim kriminal i një vendi. Ishte mbi të gjitha një akt sulmi që shkelte qartë Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Një akt që u dënua në mënyrë të qartë, dhe me vota dërrmuese përmes një sërë rezolutash nga kjo Asamble.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka qenë gjithashtu shumë e qartë në vendimin e saj të datës 16 mars 2022, duke deklaruar se Federata Ruse duhet të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës, dhe gjithashtu duhet të sigurojë që forcat e tjera nën kontrollin e saj, ose të mbështetura nga Moska, nuk duhet të vazhdojnë operacionin ushtarak.
Gjatë vitit të kaluar, nuk është vetëm vlerësimi ynë i aftësive ushtarake të ushtrisë ruse që është ndryshuar. Brutaliteti i kësaj force është bërë i dukshëm për të gjithë.
Krimet e luftës që ka kryer në Ukrainë gjatë vitit të kaluar, bombardimet pa kriter të qyteteve dhe qytezave të tëra, përdhunimet, ekzekutimet, mobilizimi masiv i të dënuarve dhe mercenarëve, janë ndoshta akuza më e mirë ndaj natyrës së vërtetë të luftës së Rusisë. Ashtu siç në fakt, rezistenca vërtet heroike e popullit ukrainas, ka asgjësuar çdo argument dhe justifikim që Rusia u përpoq t’i paraqiste botës në një përpjekje të kotë për të fituar legjitimitet për luftën e saj të zgjedhur.
Kjo luftë ka patur pasoja dramatike për të gjithë botën. Por unë po i parashtroj të gjithëve në këtë Asamble, se ajo që kemi parë deri më tani, është asgjë në krahasim me atë që do të shihnim, nëse Rusia do të lejohej të dominonte në këtë konflikt.
A do të ishte dikush këtu, ndonjë nga vendet tona këtu, më i sigurt nëse do të lejohej të shkelej Karta e OKB-së dhe e drejta ndërkombëtare, në mënyrën që e ka shkelur Rusia? Unë besoj se jo. Unë besoj se një botë ku forca ndikon në të drejtën, ku vendet mund të vendosin papritur të sulmojnë fqinjët e tyre dhe të aneksojnë pjesë të territorit të tyre, është një botë që nuk do të ishte dobiprurëse për asnjë prej nesh. Ose njerëzit tanë. Praktikisht do të thoshte të ktheheshim në logjikën e viteve 1930. Kjo është arsyeja pse Shqipëria mbështet plotësisht rezolutën “Parimet e Kartës së OKB-së që qëndrojnë në themel të një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”.
Kjo është arsyeja se pse ne besojmë se kjo Asamble duhet të votojë në mbështetje të kësaj rezolute dhe të bëjë të qartë mbështetjen për një paqe të drejtë në Ukrainë në përputhje me parimet e Kartës së OKB-së, e cila duhet të garantojë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, që shtrihen në ujërat e saj territoriale. Në të njëjtën mënyrë, ne kundërshtojmë ndryshimet jo-miqësore të paraqitura nga Bjellorusia. Ato nuk përfaqësojnë një përpjekje për të kontribuar për paqen, por një përpjekje për të mbrojtur agresorin. Ato duhet të refuzohen dhe ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së të votojnë kundër. Shqipëria kërkon një votim të regjistruar për dy amendamentet e propozuara nga Bjellorusi”, tha ajo./CNA.al
Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një analizë lidhur me çështj...
Ashtu si në çdo seancë plenare, mazhoranca votoi edhe ditë...
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka zbuluar arsyen ps...
Partia Demokratike përkrah protestën e pedagogëve dhe ...
Turi “Jam këtu t’ju dëgjoj” i kandidatit të Partisë Demokr...
Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar në Kuvend se kryem...
Deputeti socialist, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Ku...
Gjatë seancës plenare, deputeti i PD-së, apo siç njihet nd...
“Lulzim Bashës i ka rënë më qafë vetja e tij”. Kështu ësh...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka folur në lidhje me l...
Pas përfundimit të protestës para Kuvendit, kreu i PD-...
Opozita ka mbyllur në mënyrë paqësore protestën e radh...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka zhvendosur akuzat nga kry...
Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi kërkesën e deputetëve të Parti...
Gjatë seancës parlamentare edhe këtë herë ka pasur debate ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në protestën para Kuvendit, ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar gjatë fjalës ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës ...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar për sjelljen e Gard...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë nga selia blu dhe po n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...