SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vij për një vizitë të shkurtër në Shqipëri. Burimet të afërta me Kryeministrin, sqarojnë se vizita, ndyshe nga sa pritej nuk do të jetë zyrtare, por vizitë pune. Për shkak të axhendës së ngjeshur të Kryeministrit takimet do të mbahen në sallën Marubi në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.
Rinasi u zgjodh si vendi më i përshtatshëm, për disa arsye. E para, Kryeministri nuk do që të bëhet palë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm. E dyta, Kryeministri e ka shumë bezdi të harxhojë kohë në trafik. E treta, me refuzimin për të qenë në Tiranë, Kryeministri shpreh zemërimin e tij për ndërtimet pa leje në Sheshin Skënderbej.
Në takimin, i cili do të jetë i formatit 2+ 4, do të marrin pjesë autoritetet më të larta që kanë mbetur në vend. Nga njëra anë e tavolinës do të jetë Kryeministri i shoqëruar nga Ministri për informim dhe në anën tjetër do të jenë katër ministrat më të rëndësishëm të qeverisë. Një përfaqësi e trupit diplomatik do të jetë e pranishme në sallën ngjitur.
Gjatë qëndrimit prej 3 orësh në Tiranë, Kryeministri, do të njihet shkurtimisht me raportin vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, me punën e pandërprerë për rindërtimin dhe reformat e shumta të nisura që në vitin 2013, si ajo në fushën e energjisë, luftën ndaj ndërtimeve të paligjshme, reformën në drejtësi, reformën territoriale dhe pa dyshim edhe për zhvillimet e fundit sa i përket reformës zgjedhore.
Sigurisht që Kryeministri do të dëshironte të qëndronte më shumë, në Tiranë, - sqaroi zëdhënësi i tij,- patjetër që e ka ëndërr dhe do që të kalojë më shumë kohë në Shqipëri, por është qesharake të mendosh e lëre më ta thuash se Ai nuk jeton me situatën.
“Pavarësisht qëndrimit jashtë Shqipërisë dhe angazhimit për dhënien fund të luftës në Ukrainë, për krizën energjitike në Europë, për çuarjen përpara të idesë së Presidentit Macron për Komunitetin Politik Europian, dhe padyshim edhe të çështjeve të tjera si ngrohja globale apo terrorizmi, kryeministri është i informuar në detaje për gjithçka që nga çështja e ndërtimeve pa leje në sheshin Skënderbej deri te çështja e trainerit të ardshëm të Kombëtares së futbollit.
“Përveç komunikimeve intenstive në whatssapp dhe telegram, Kryeministri mban takime javore përmes zoom dhe monitoron gjendjen në terren përmes dy satelitetëve të sapo ngritur në hapësirë.”
Në takimin me dyer të mbyllura, pritet që Kryeministri të kërkojë sqarime dhe informacione për parregullsitë serioze të vërejtura në zgjedhjet e fundit në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Kryeministri pritet gjithashtu të shprehë pakënaqësinë e tij të thellë për vonesën skandaloze të Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin e njohjes së PD-së zyrtare.
Konfirmohet se Kryeministri do të përgëzojë AKSH-in për përballimin me sukses të sulmit kibernetik nga Irani. është e vërtetë se hakerat iranianë kanë marrë çfarë kanë dashur të marrin, por nuk ja kanë arritur qëllimit- u tha paraprakisht gazetarëve Ministri për Informim.
Takimi i Kryeministrit me një pjesë të kabinetit (pjesa ceremoniale) do të transmetohet live përmes llogarisë së facebook-ut. Në përfundim të vizitës është planifikuar edhe një konferencë shtypi me gazetarët.
Gazetarët do të paralajmërohen se Kryeministri do t’u përgjigjet vetëm pyetjeve që kanë lidhje me temë. Tema e konferencës së shtypit është: “Reformat e Shqipërisë dhe nevoja për reforma të thella në BE”.
Për nder të ardhjes së kryeminstrit në Shqipëri qeveria ka vendosur që Air Albania të ndryshojë emrin dhe të quhet ER Albania./CNA.al
Kjo ndodhia e djeshme e Ramës me Albin Kurtin më bindi për...
Prokurori: Mirë se erdhe zoti Agaçi! Është kënaqësi e ...
Procesi i regjistrimit në Serbi i filluar më datën 1 t...
Nëse memoria për të kaluarën nuk sjell imazhe të qarta...
Fjalimi i fortë i Edi Ramës përpara Këshillit të Evrop...
Të rinjtë e Shqipërisë po largohen nga Shqipëria, se S...
Me rastin e 50-vjetorit të Akademisë të Shkencave, ndonëse...
Nga Shaqir Vukaj Është për t’u përgëzuar qëndrimi i kohëve ...
Partneri kryesor yni në “Open Ballkan/Ballkanin e hapur”, ...
Me rastin e 127-vjetorit të lindjes Pas Ismail Qemali...
Grupimi Alibeaj, grupimi i deputetëve etj. Kujt i tako...
Idea se në Shqipëri është e pamundur të sendërzohet nj...
Të mërkurën e javës së kaluar, Ilir Bejtja, zv/ministr...
Rastësisht, në pritjen e organizuar mbrëmë nga ambasadori Pe...
Në të gjitha deklaratat publike të opozitës, në tubime...
Si rregull qeveria nuk i mban premtimet që bën, por pr...
Por gjithsesi vazhdimisht kundërshtohet, si një tmerr....
Një gomar nga ata që njihen në publik për gomarllëqe, nxor...
Lideri Global deklaroi sot se nuk do t'ua vendosë fash...
Për të kuptuar depresionin e Shqipërisë së sotme, mjaf...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...