Fifi në spital/ Djali i saj në gjendje jo të mirë shëndetësore!
Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar për baladat e sa...
Thuaj “Bleona” me zë të lartë dhe energjia e saj shpërthyese do të ndryshojë jetën!
Ajo është BLEONA, mbretëresha e POP-it shqiptar!
Aftësia krijuese dhe talenti e kanë mbajtur në vend të parë kurdo dhe kudo. Gjithmonë një hap përpara, një sukses më shumë, një risi më shumë – një uragan i pandalshëm.
Vitet '90 nuk ishin aspak si sot. Të gjithë ishin të kornizuar, ende të pamësuar me ndryshimin, ndërsa Bleona guxonte dhe nxirrte nga shinat një shoqëri të përgjumur me një karakter totalisht kontrovers, veshjet ekstravagante dhe muzikën moderne me të cilën shënoi emrin e saj me shkronja të arta.
Mediat (aspak rozë të kohës) e vendosnin në faqet e para yllin e ri të muzikës shqiptare. Ajo bënte lajm dhe kur thjesht buzëqeshte.
Kohët e vështira në Shqipërinë e tranzicionit nuk e ndaluan. Në vitin 1997, Bleona publikoi albumin e saj të parë, me videoklipe të realizuara në Itali dhe Gjermani – në një kohë kur Evropa ishte ende një ëndërr e paprekshme për shqiptarët.

E ndjente dashurinë e publikut, dëshirën ulëritëse për muzikën e saj dhe kështu nisi rrugëtimin fantastik të tureve të para në fillimet e viteve 2000, duke mbushur sheshet shqiptare, e vetme pa asnjë të ftuar.
Në vitin 2012, koncertet e tour-it të saj tejkaluan çdo parashikim, duke arritur mbi 70,000 spektatorë. Përveç talentit dhe muzikës së mirë, ajo solli për herë të parë në Shqipëri elemente botërore të organizimit të koncerteve, duke sjellë teknologjinë më të fundit të skenës, dritave, ledeve dhe kamerave, si dhe një staf të ardhur posaçërisht nga Amerika.
Sot, në 2024, teksa jemi në kohën e koncerteve madhështore, Bleona shikon me krenari pas, por vazhdon të jetë një hap përpara. Ajo ka kaluar në një tjetër nivel, atë të bashkëpunimeve ndërkombëtare. "Uria" për muzikë dhe art cilësor e shtyu të bashkëpunojë me producentët më të famshëm në botë. Ajo është artistja e parë shqiptare me një kontratë ekskluzive me një nga kompanitë më të njohura muzikore në SHBA – Create Music Group.
Nga majat e klasifikimeve muzikore në "Billboard" dhe mbi 7 milionë CD të shitura, ka ardhur koha për një super-mega hit në shqip! Por, si gjithmonë, në versionin “Bleona” – një tjetër dimension.

Është hera e parë në historinë e muzikës shqiptare që një label amerikan do të promovojë dhe shpërndajë muzikë shqiptare.
Nuk ndalet së mbajturi të gozhduar audiencën e saj jo vetëm në muzikë, por edhe në kinematografi, seriale televizive dhe reality shoë.
Një multibrand hollivudian, siç vetëm Bleona mund ta realizojë.
“Stani”, një këngë e shkruar për sopranon e njohur, të madhen Tefta Tashko Koço nga pena e Lasgush Poradecit, rikthehet me krenari si një perlë e trashëgimisë kulturore, por me vulën unike të Bleonës.
Videoja është e bazuar në mitologjinë greke, konkretisht tek Amazonat, të cilat ishin bijat e Aresit, perëndisë së luftës. Amazonat ishin gra të bukura, por luftarake, të njohura për guximin dhe krenarinë e tyre. Ato jetonin jashtë normave dhe kufizimeve të vendosura për gratë e tjera të asaj kohe. Homeri shkruante se ato ishin "të barabarta me burrat" dhe se luftuan kundër tre heronjve grekë: Herkulit, Tezeut dhe Bellerofonit.
Amazonat përfaqësonin një shoqëri feministe dhe merreshin me aktivitete tradicionale të dominuara nga burrat, si kalërimi, gjuetia dhe lufta. Burrat ishin të mirëpritur vetëm për qëllime të riprodhimit, pas të cilave vriteshin...

Dhe “Stani” është pikërisht një përrallë, një histori e një Amazone që magjeps të gjithë me bukurinë e saj “vrastare”.
Bleona, një "Amazonë Moderne”, me magjinë e bukurisë së saj, prish motorin e një djali që po kalon rrugës. Ai mbetet i habitur kur sheh Bleonën që hyn në shtëpi, ndërsa nga mbrapa e ndjek një tigër që duket totalisht nën komandën e saj. I mahnitur nga bukuria e saj dhe i intriguar për të mësuar më shumë, djaloshi vendos të shkojë në shtëpi për të kërkuar vegla për motorin e prishur dhe e gjen Bleonën duke përgatitur ushqim për tigrin, (i cili sillet si një mace e zakonshme).
I intriguar nga fakti që tigri është plotësisht nën urdhrat e saj, ai vendos të shkojë një hap më tej, në dhomën e gjumit, duke menduar se do bëjë dashuri me Amazonen. Por atje e pret një surprizë, një kafshim nga ajo dhe befas kupton se edhe ai tashmë është kthyer në një tigër.
Bleona përfundon duke dalë nga shtëpia me dy tigra, duke lënë pas pjesët e motorëve të prishur, ndërsa në horizont shfaqet një djalë i tretë, që duket qartazi se do të jetë viktima e radhës së Amazones fatale.
“Stani” është vetëm fillimi... i një dekade të re të Bleonës në muzikën botërore dhe shqiptare.
Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar për baladat e sa...
Supermodelja ruse, Anastasia Kvitko, është një nga vajzat ...
Yanet Garcia është një modele, një aktore dhe një yll ...
Banori i pestë që ka hyrë mbrëmjen e sotme në shtëpinë...
Aktori Besfort Daka është banori i katërt që i është b...
Mbrëmjen e sotme ka nisur spektakli “Big Brother VIP Kosov...
Iva Aliko është një nga vajzat më seksi të medias rozë...
Trejsi Sejdini është një nga modelet më seksi shqiptar...
Motrat Antonela dhe Mariela Berisha u dorëzuan ditën e...
Liam Payne, ish-anëtar i grupit të njohur “One Direction”,...
Modelja Emily Ratajkowski nuk ndalet kurrë së provokua...
Artistja dhe ylli i muzikës shqiptare Aurel Gaçe, sot ...
Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një deklaratë të fortë në...
Teksa ka mbetur vetëm 4 ditë nga nisja e sezonit të ri...
Aktorja Olta Gixhari ka publikuar në instastory disa foto ...
Gjykata e Fierit dënoi këngëtarin Luiz Ejlli për falsi...
Ajo është një nga femrat më seksi dhe një nga influencuese...
Dy moderatorët që do të drejtojnë “Big Brother VIP Kosova ...
Modelja dhe aktorja Yanet Garcia, di gjithmonë si ta k...
“PaPare Najt” është spektakli më i ri i humorit që startoi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...