Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Brooklyn Peltz-Beckham ka thyer heshtjen lidhur me prishjen e marrëdhënieve me familjen e tij, duke u shprehur se nuk dëshiron të pajtohet më me ta.
Në një seri postimesh në "Instastory", djali i më i madh i Sir David Beckham dhe Lady Beckham akuzoi prindërit e tij se e kanë sulmuar atë dhe gruan e tij në deklaratat e tyre për shtyp, duke thënë se ata u përpoqën t’i prishnin marrëdhënien me Nicola Peltz Beckham.
Pas muajsh aludimesh për një konflikt me familjen e tij, ai tha se ishte përpjekur ta mbante situatën private, por nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të fliste për veten dhe të tregonte të vërtetën.
"Kam heshtur për vite me radhë dhe kam bërë çdo përpjekje për t'i mbajtur këto çështje private. Fatkeqësisht, prindërit e mi dhe ekipi i tyre kanë vazhduar të flasin për shtypin, duke më lënë mua pa zgjidhje tjetër veçse të flas për veten time dhe të them të vërtetën vetëm për disa nga gënjeshtrat që janë botuar. Nuk dua të pajtohem me familjen time. Nuk po më kontrollojnë, po mbroj veten për herë të parë në jetën time. Kohët e fundit kam parë me sytë e mi se deri ku shkojnë për të përhapur gënjeshtra të panumërta në media, kryesisht në kurriz të njerëzve të pafajshëm, për të ruajtur fasadën e tyre. Por unë besoj se e vërteta gjithmonë del në shesh”, shkroi modeli 26-vjeçar në një seri postimesh për 16 milionë ndjekësit e tij.
Pjesa më e madhe e deklaratës u përqendrua në marrëdhënien e tij me gruan, një aktore amerikane dhe vajzën e biznesmenit miliarder Nelson Peltz, për të cilën ai tha se ishte vazhdimisht e parespektuar nga familja e tij.
Ai i akuzoi prindërit e tij se u përpoqën të prishnin dasmën e tyre, duke pretenduar se nëna e tij, stiliste, kishte anuluar qepjen e fustanit të Nicolës në minutën e fundit, pavarësisht se sa e emocionuar ishte që të vishte modelin e saj, duke e detyruar të gjente një fustan të ri.
Brooklyn gjithashtu e akuzoi Victoria Beckham për “rrëmbim” të vallëzimit të parë me gruan e tij, duke pretenduar se kur u thirr në skenë, nëna e tij po priste të kërcente me të në vend të gruas së tij.
Ai gjithashtu pretendoi se prindërit e tij i kishin bërë presion të përsëritur dhe ishin përpjekur ta korruptonin që të hiqte dorë nga të drejtat e emrit të tij disa javë para ceremonisë. Nuk është e qartë se për cilat të drejta po Beckham e ka fjalën.
26-vjeçari foli gjithashtu për një incident tjetër që kishte nxitur spekulime rreth përçarjes, që ishte mungesa e çiftit të ri në festën e 50-vjetorit të Sir David në maj. Ai tha se babai i tij pranoi ta takonte, por me kusht që gruaja e tij të mos ishte e pranishme, gjë që ai e cilësoi si një tronditje.
Postimi i influencuesit pretendonte se nëna e tij kishte “ftuar vazhdimisht gra nga e kaluara ime në jetën tonë në mënyra që synonin qartësisht të na bënin të dyve të ndiheshim në siklet”.
“Marka Beckham vjen e para. Dashuria për familjen përcaktohet nga sa shumë poston në rrjetet sociale. Prindërit më kanë kontrolluar pjesën më të madhe të jetës sime. U rrita me një ankth të madh. Për herë të parë në jetën time, që kur u largova nga familja ime, ky ankth është zhdukur”, shprehet ai.
Ish-kapiteni i futbollit anglez, Sir David, dhe ish-anëtarja e Spice Girl, Lady Victoria Beckham, kanë dy djem të tjerë dhe një vajzë - Romeo, Cruz dhe Harper Seven. Ende nuk ka asnjë reagim nga asnjë pjesëtar i familjes lidhur me deklaratat e Brooklyn Beckham. /CNA
Shuarja e stilistit italian të modës, Valentino Garavani, ...
Valentino Garavani, stilisti italian i modës dhe themelues...
Bashkëshortja e këngëtarit Erik Lloshit ka folur lidhur me...
Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 5, mbrëmjen e kaluar...
Sipas një përmbledhjeje nga udhëzuesit e kompanive më të n...
Ashley St Clair, influencuese dhe nënë e njërit prej fëmijëv...
Pamje të patrasmetuara nga Big Brother VIP Kosova 4 kanë q...
Sipas një raporti të “Page Six”, Kylie Jenner dhe Timothée...
Xhinset e bardha nuk janë më vetëm një zgjedhje verore. Su...
Gjatë një bisede të bërë ditën e sotme me banorin më të ri...
Sot korçari i famshëm Ilir Vrenozi vendosi të ndërpriste r...
A po përpiqeni të ulni stresin duke blerë në Amazon dhe du...
Këngëtarja e famshme e muzikës pop, Rihanna, ka ndezur spe...
Ilir Vrenozi është larguar nga shtëpia e "Big Brother Alba...
Në spektaklin e mbrëmshëm, shtëpisë së “Big Brother VIP” iu...
Deklarata e bërë vite më parë nga këngëtari Erik Lloshi, se ...
Këngëtarja Bleona Qereti ndau pak nga këndvështrimi i saj ...
Këngëtarja e njohur Bleona Qereti ka folur së fundmi për m...
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti,...
Këngëtarja shqiptarja e njohur ndwrkombwtarisht, Bleona Qe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...