web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bora Zemani drejton "Big Brother 3"? Përgjigjen e jep vetë moderatorja

14 Nëntor 2023, 10:00, Lifestyle CNA
Bora Zemani drejton "Big Brother 3"? Përgjigjen e jep vetë
Bora Zemani

Arbana apo Bora, kush do ta drejtojë “Big Brother Albania VIP 3”?

Është kjo pyetja që po qarkullon rishtazi në media pas lajmeve se ka një krisje të marrëdhënies së Arbana Osmanit me drejtues të "Top Media"-s. Bora Zemani ka shtuar dyshimet teksa në një intervistë televizive as pohoi e as mohoi zërat që qarkullojnë.

"Thua do më shkonte? Si mendon ti? Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…", - tha Bora.

Teksa ende nuk dihet data e nisjes së edicionit të tretë të këtij "reality show", në media po qarkullojnë disa emra që mund të marrin drejtimin e tij, ndërsa Arbana Osmani nuk ka bërë asnjë reagim për këtë çështje./CNA





Lajmet e fundit nga