web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarr në një banesë rrugën "Ali Demi"/ Humb jetën i moshuari

12 Mars 2026, 22:23, Kronika CNA

Zjarr në një banesë rrugën "Ali Demi"/ Humb

Kati i parë i banesës së shtetasit Th.Ll është përfshirë nga flakët. Sipas policisë si pasojë e zjarrit ka humbur jetën 72-vjeçari Th.LL, 72 vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Policia po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes të ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20.

"Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njofton policia./ CNA





Lajmet e fundit nga