U arrestua për nxitje të akteve terroriste, dënohet me 2.8 vjet burg kuksiani
Të martën, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Ibr...

Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet për vrasjen me skaf të të miturës Jonada Avdia më 2 gusht të 2022-shit, nga ish-polici Arjan Tase, në Potam të Himarës.
Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e Arjan Tases, të zonës së përcaktuar (kufizuar) për notarë si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e mjetit.
Ndaj ish-policit rëndon akuza për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte. Ndërkohë, ndaj 8 të pandehurve të tjerë rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Vlorë përfundon hetimet për ngjarjen e Himarës ku humbi jetën e mitura J.A., akuzat për 9 të pandehurit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr.918/2022 aktet e të cilit bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasje me dashje” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 76 dhe 248 i Kodit Penal.
Fakti penal i referohet ngjarjes së datës 02.08.2022, të ndodhur në zonën e Potam, Himarë, ku ka gjetur vdekjen e mitura J.A., si pasojë e përplasjes nga mjeti lundrues ujor MERCURI, NENA 154, në drejtimin e të cilit ka qënë shtetasi A.T.
Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e drejtuesit të mjetit lundrues shtetasit A.T., të zonës së përcaktuar (kufizuar) për notarë si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e mjetit.
Hetimet janë përqëndruar në institucionet përgjegjëse të ngarkuara për zbatimin e sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik dhe konkretisht Bashkia Himarë, Komisariati Himarë si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, duke u marrë në cilësinë e të pandehurve shtetasit:
A.T., për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal;
F.M., me detyrë shef i sektorit të kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
N. B., me detyrë shef stacioni në Stacionin e Policisë Kufitare, Dhërmi, në sektorin e kufirit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
L. A., B.M. dhe K.H., me detyrë trupa shërbimi në mjetin lundrues BP06, të ngarkuar me kotrollin e vijës bregdetare në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
A. D. me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shperdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe
B. A. dhe A.B., me detyrë përgjegjës dhe punonjës të Policisë Bashkiake në Bashkinë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si punonjës që kanë kryer kontrolle periodike në vendin e ngjarjes./ CNA.al
Të martën, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Ibr...
Autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar në ishull...
Policia e Krujës ka arrestuar 36-vjeçarin me iniciale A.F....
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:15, në rrugë ...
Një pushues ka rrezikuar të mbytet në det pasditen e kësaj...
Një person është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pa...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dh...
Prokuroria e Tiranës ka reaguar për ngjarjen në Krujë, ku ...
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, diten e sotme ...
Specialistët e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të P...
Policia vë në pranga administratorin e pjesës së plazhit t...
Gjykata ka lënë në burg Valter Bamin, i arrestuar si i dys...
Pasditen e sotme në plazhin Vilë Bashtovë ka ndodhur një n...
Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke not...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se jan...
Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit e dhu...
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para t...
Tre shtetasit M.Zh., D.Zh. dhe Xh.Ç. kanë dhunuar një puno...
Policia e Shtetit ka njoftuar bllokimin e 9 mjeteve lundru...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...