Ranë sot në pranga/ Klodiana Lala zbulon çfarë i fundosi dy zyrtarët e policisë
Sot janë vënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për...

Represioni i skajshëm në kufijtë e një diktature klasike, ka sjellë dhe regresin e Shqipërisë në të gjithë treguesit demokratikë. Një nga këta është sistemi i drejtësisë. Ideja dhe përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë për instalimin e një rrjeti efikas në këtë sistem, kanë mbetur në tentativë për të mos thënë se ka dështuar. Vetingu i pritur si një "armë" shpresëdhënëse kundër korrupsionit në drejtësi, tashmë rezulton më shumë si një shpatë diskriminuese mbi kokat e gjuetarëve pa mbështetje politike, mafioze, klanore dhe krahinore. Tashmë kjo rrjetë në duart e peshkut të madh të kupolës qeveritare kap të pafajshmit dhe peshqit e vegjël duke siguruar përfundimisht qelbjen e "peshkut" të drejtësisë nga koka. Kjo ka paraprirë skandalet e njëpasnjëshme që konturojnë sot gjyqësorin dhe prokurorinë shqiptare. Shkarkim emërimet të direktuara nga shefi i madh, kanë bërë që krimi i organizuar, krimi politik të përqendrojë një potencial e arsenal të rrezikshëm kurajoje për demontuar dhe elementin e fundit të shpresës se në Shqipëri mund të ketë drejtësi.
Një operacion mafioz i mbështetur dhe dirigjuar nga shefat politikë është dhe risjellja në skenë e dosjes "Hajdari" me qëllim manipulimin e saj në favor të vrasësve që tashmë vuajnë dënimin. Manipulimi nuk është thjesht një lëvizje për zbutjen e dënimit të tyre por për lirimin dhe shkarkimin e tyre nga akuza për vrasjen e organizuar të liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari. Kjo ka sjellë një riaktivizim të shumë elementëve dhe segmenteve të lidhura me vrasjen politike të shekullit.
Një ndodhi shumë domethënëse është ikja e Demë Dollapit (Dollapaj) nga Shqipëria. Demë Dollapi (Dollapaj) është një personazh shumë i njohur për publikun si mbështetës i rangut të parë i Partisë Demokratike. Dhe ata që e njohin, e dinë mirë se ikja e tij mund të ketë ardhur vetëm si rezultat i kërcënimeve ekstreme. Por edhe sipas informacioneve të konfirmuar nga vetë ai, bëhet fjalë për një kërcënim të hapur, të mirëmenduar e organizuar i cili me gjasë nuk ka objektiv vetëm Demë Dollapin(Dollapaj) si një dëshmitar shumë i rëndësishëm i çështjes. I thirrur në një nga seancat si dëshmitar, z. Dollapi (Dollapaj) ka konfirmuar edhe njëherë me dëshminë e tij fajësinë e të dënuarve.
Gjithsesi, duke pasur parasysh faktin se dëshmitë e z. Dollapi (Dollapaj) janë vërtet të rëndësishme, por jo të panjohura si zhvillime, e kemi të vështirë për të imagjinuar se çfarë mund të ngjajë me dëshmitarë të tjerë të mundshëm. Situata tejet biotike për lulëzimin e krimit, e krijuar gjatë viteve të fundit mund të sjellë zhdukje në masë të dëshmitarëve, jo vetëm për dosjen Hajdari, e cila është shumë delikate dhe politike njëkohësisht, por dhe për dhjetëra çështje të tjera që kanë të bëjnë e krime mafioze shumë të bujshme apo me korrupsion të niveleve të larta. Në këto kushte, Demë Dollapi (Dollapaj), i cili është kërcënuar me jetë mund të quhet me fat që ka arritur të arratiset nga Shqipëria. Por lind pyetja edhe sa të tjerë do të mund t'i shpëtojnë "industrisë" së eliminimit fizik të dëshmitarëve? Se këtu nuk bëhet fjalë për një emër apo rast të vetëm siç është ky i Demë Dollapit(Dollapaj) . Por bëhet fjalë për një fenomen allasiçilian i cili do të krijonte një dështim të çdo tentative për vënien e drejtësisë në vend./CNA.al
Sot janë vënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për...
Një jaht është fundosur në Drimadhes, Dhërmi. Mjeti l...
Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka arrestuar 2 ...
Janë zbardhur detaje të reja nga mbytja e 15 vjeçarit ...
Një aksident masiv është regjistruar pasditen e sotme ...
Xhonatan Isufi, reperi i njohur si Don Xhoni është sho...
Një aksident ka ndodhur në zonën e Astirit. Një mjet i ton...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pa...
Gazetarja Anila Hoxha ka folur sot për trafikun e drog...
Apeli i GJKKO ka lënë fuqi masën e sigurisë arrest me ...
Publikohet videoja e aksidentit tragjik të ndodhur rreth o...
Gazetarja investigative, Anila Hoxha, është shprehur se DE...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një i mitu...
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se Marklen Haka, ish ...
Aksidenti i ndodhur sot në Berat ka regjistruar një bil...
Një aksident është regjistruar këtë mesditë në Berat. ...
Sektori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Korçë, në ...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e...
Një 10-vjeçar është larguar nga banesa dhe nuk është k...
Policia e Vlorës ka nisur kontrollet në territorin e q...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...