
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit Ergys Dashi, në Ekuador, teksa ndodhet për një vizitë në Kolumbi.
Hoxha tha në emisionin “Radari Informativ” se në zbardhjen e kësaj vrasjeje janë përfshirë DEA dhe antimafia italiane.
Sipas tij, policia shqiptare e ka të vështirë të përballet me këto organizata kriminale që operojnë në Ekuador.
“Di që aktualisht në operacionet që po bëhen në Shqipëri janë përfshirë DEA dhe antimafia italiane, të cilët janë duke hetuar me një konflikt mes grupeve kriminale që kanë lidhje me datën 23 janar me ngjarjen e Guajakilit që u vra Ergys Dashi, këto ngjarje kanë lidhje me vendet e origjinës ku vijnë krerët e grupeve kriminale. Policia shqiptare me gjendjen në të cilën ndodhet, me situatën politike dhe me rëndimin e krimit në Shqipëri që ka edhe lidhje me Amerikën Latine, më duket për fat të keq e vështirë që ne të përballemi me shanse të mëdha për të mposhtur këto organizata. Ne duhet të ndryshojmë se si të luftojnë narkotrafikun. Flasim për organizata kriminale qe e kanë buxhetin më të madh se Ministria e Brendshme”, u shpreh gazetari.
Ekzekutimi ndodhi më 22 janar në orën 19:00, në Ekuador. Një nga autorët ka hyrë brenda lokalit me synimin për të ekzekutuar Ergys Dashin, ndërsa tjetri e priste jashtë me motor për ta larguar. Autori mbante një buqetë me lule në duar, për t’u ruajtur nga kamerat e sigurisë së barit, dhe teksa i është afruar me vrap tavolinës ku ndodhej Dashi, ka nxjerrë armën e ka qëlluar për vdekje durrsakun.
Nga ana tjetër, miku në tavolinë me Dashin ka tentuar të qëllojë autorin me karrige, por është zmbrapsur pasi autori vijonte të qëllonte me armë edhe teksa largohej me vrap jashtë lokalit. Në momentin e ekzekutimit, ka pasur edhe klientë të tjerë në lokal, të cilët kanë mbetur të tmerruar nga breshëria e armës. Sipas mediave në Ekuador, dyshohet se Dashi ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe se prishja e pazareve të drogës do të jetë bërë shkak i ekzekutimit të tij nga bandat rivale./ B.A. – CNA.al
Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuç...
Një krim në familje ka ndodhur në Elbasan. Burri ka d...
Më datë 08.09.2022, në rrugën "Mikel Maruli", dyshohet...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e P...
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes te Materni...
Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtet...
Dalin detaje të reja nga vrasja me thikë në fshatin Gë...
Një sherr është regjistruar pasditen e sotme, rreth or...
Tre persona janë vënë në pranagat e policisë për dhunë...
Muhamet Rrumbullaku është emëruar drejtor i përgjithsh...
Ekrem Rexhepi, 26 vjeçari i dyshuar për dhunimin e 11 ...
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra ndaj ...
Një i dënuar në burgun e Drenovës ka tentuar të vrasë ...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e f...
Një 56-vjeçar është kapur ditën e sotme në doganën e K...
Policia spanjolle ka goditur një bandë shqiptare të kultivim...
Një 47-vjeçare nga Durrësi denoncohet se është zhdukur. K...
Rreth 50 mijë litra karburant kontrabandë janë sekuestruar...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për rrëmbimin dhe ...
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni pol...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...