web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e biznesmenit/ Identifikohet autori, shpallet në kërkim

27 Shtator 2025, 09:17, Kronika CNA

Vrasja e biznesmenit/ Identifikohet autori, shpallet në kërkim

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit italian, me iniciale E.S. në Tepelenë.

Sipas raportimeve, biznesmeni kishte shkuar në fshatin Salari për gjueti.

Automjeti i 44-vjeçarit është qëlluar me breshëri plumbash nga një tjetër automjet në ecje.

Ndërkohë është identifikuar edhe autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi G.B., i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 në fshatin Salari. Biznesmeni prej 20 vitesh ndodhej në Shqipëri dhe kishte në administrim një fabrikë tullash.

Ende nuk janë zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes, e cila ka tronditur qytetin pas mesnate./ CNA





Lajmet e fundit nga