U gjet i pajetë në oborrin e banesës/ Policia: 81-vjeçari është vrarë
Policia ka zbuluar më shumë mbi ngjarjen e ndodhur dy ditë...

Kryetari i shoqatës së misionarëve të paqes dhe pajtimit të Shqipërisë, Dedë Shullani, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Postribë, ku u vra 33-vjeçari R.M., ishte i pranishëm në familjen Hasaj.
Kryefamiljari i Rustem Hasajt, i penduar, tregon gjendjen e tij të rënduar emocionale dhe ekonomike.
“Jemi 7 anëtarë në familje pa bukë, pa shtëpi! Shteti të na ndihmojë. S’kam pasur asnjë dijeni për konfliktin, as mosmarrëveshje. Jam babai i dy djemve të arrestuar. Kjo fatkeqësi na ka ndodhur të dyja palëve. Unë i kam kërkuar ndjesë familjes së viktimës dhe gjithë fshatit.
Kam nevojë për ndihmën e shtetit dhe të individit se jena në kushte të vështira. Jemi 7 veta në familje, përfshirë 4 fëmijët e djalit që është në burg. Jemi për mbijetesë. S’kemi asnjë të ardhur. S’kam as pension, as asistencë, asgjë. Unë jam në ngujim, jam në gjendje të mjerueshme nga ana e ekonomisë.
I lutem drejtësisë, popullit, kujtdo të na ndihmojë, mos i raftë kujt kjo punë. Unë përpara kam punuar me makinë, taksi pa licencë, çoja bashkëfshatarët në destinacionet e tyre. Edhe djemtë kanë punuar sa për të jetuar, por ata ranë në burg. Tani jena pa asnjë të ardhur me 7 veta në familje".
Hasaj tregon se me babain e viktimës kanë qenë në një klasë për 8 vite dhe ngjarja e ka shokuar. Apeli shkon për ndihmë pasi kushtet në të cilat jetojnë janë shumë të vështira.
Kryetari i shoqatës së misionarëve të paqes dhe pajtimit të Shqipërisë, Dedë Shullani, thotë se po punohet që të rifillojë komunikimin mes familjeve.
“Qëllimi ynë ishte të komunikonim me familjet që u ka ndodhur fatkeqësia dhe rreziku. Falënderoj shtetin fillimisht që në një kohë rekord ka arritur që të zbulojë krimin dhe ka çuar autorët përpara përgjegjësisë.
Pas një jave ne si shoqatë e pajtimit të gjaqeve dolëm dhe komunikuam me familjen që i ka ndodhur problemi dhe fatkeqësia me qëllim që mes këtyre dy familjeve me kalimin e kohës të arrijmë që të jetojnë në paqe.
Familja ku ishim ne ishte në një gjendje katastrofike, me probleme ekonomike, pa shtëpi mbi kokë dhe pa asgjë në botë. Ne intervistuam babain e autorit dhe sipas asaj që tha deklaroi se ai nuk ka qenë aspak në dijeni për ngjarjen që kanë kryer djemtë e tij. Ishte i përulur, ishte i mërzitur dhe nuk di çfarë të them, por një familje në një gjendje shumë të lodhur ekonomike.
Ne si misionarë deri në fund nuk do t’u ndahemi vizitave në këto familje derisa të gjejmë një rrugë komunikimi për të mirën e dy palëve. Isha edhe me dy misionarë të tjerë, Adem Isufi një burrë me shumë mend dhe që i ka dhënë shumë shoqatës së pajtimit të gjaqeve.
Isha edhe me Bib Noshin, bajraktar i Nikaj Mërtur, edhe ai një aktivist, ndërsa edhe vëllai i tij ka kontribuar për 25 vite. Gjakmarrja është një fenomen shqetësues, por shoqata jonë ka bërë shumë për pajtimin e gjaqeve.
E dimë që ky fenomen do të vazhdojë për sa kohë do të vijojë njerëzimi dhe ne si shoqatë do të mundohemi me të gjitha kapacitetet që të bëjmë më të mirën dhe kushdo që ka nevojë për ne do t’i përgjigjemi për të mirën e kombit, komunitetit dhe familjeve”.
Fenomeni i gjakmarrjes vijon të jetë shqetësues për të gjithë veriun e vendit./ CNA
Policia ka zbuluar më shumë mbi ngjarjen e ndodhur dy ditë...
U paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posa...
Shisnin lëndë narkotike kokaine dhe kanabisi, në afërsi të...
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5-vite burg, ish-kreun e Një...
Një 24-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Durrës,...
Burrë e grua kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pas...
Kryeprokurorja belge, Ann Fransen në një intervistë të...
Një banesë private në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ësht...
Policia ka finalizuar një operacion policor të koduar “Ope...
Ka nisur sot gjykimi për ish-deputetin socialist Alqi Blla...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e arrestit me b...
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, dëshmoi në GJ...
Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, ka përfunduar dëshminë e tij ...
Një plagosje me thikë ka nodhur pak çaste më parë pran...
Një 41-vjeçar me shtetësi turke u arrestua këtë të martë n...
Mësohet se rreth 10 persona janë pyetur nga policia në...
Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet dhe dorëzon për gj...
Brenda 24 orëve, finalizohet një tjetër operacion policor ...
Pas atentatit të Vlorës, ku mbeti i vrarë një 30-vjeçar, P...
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Vlorë, ku humbi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...