web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transportonin emigrantë kundrejt pagesës/ Arrestohen 2 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

10 Gusht 2023, 10:18, Kronika CNA

Transportonin emigrantë kundrejt pagesës/ Arrestohen 2 persona,

Janë vënë në prangat e policisë 2 persona dhe janë shpallur në kërkim 21 të tjerë pasi dyshohet se kanë transportuar 21 emigrantë kundrejt pagesave që varionin nga 300 në 1000 euro.

Përmes një njoftimi zyrtar blutë kanë njoftuar se shtetasit me inicialet E. K., 28 vjeç, F. Dh., 34 vjeç, R. S., 36 vjeç, N. T., 41 vjeç, vepronin në mënyrë të organizuar, si drejtues të automjeteve me emigrantë dhe si mbikëqyrës të rrugës, për të shmangur patrullat e Policisë.

Ndër të tjera, policia ka njoftuar se janë sekuestruar 3 automjetete, një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 celularë.

Ky zbulim vjen në kuadër të operacionit policor "Midnight 14", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit.  

“Finalizohet operacioni policor i koduar "Midnight 14", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit.  

Bashkëpunëtorë për të transportuar me 3 automjete, 21 emigrantë, kundrejt pagesave 300-1000 euro, arrestohen 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Këta 4 shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, si drejtues të automjeteve me emigrantë dhe si mbikëqyrës të rrugës, për të shmangur patrullat e Policisë.

Sekuestrohen 3 automjetet, një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin policor të koduar "Midnight 14".

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit E. K., 28 vjeç dhe F. Dh., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. S., 36 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë dhe N. T., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. K., i cili transportonte me një automjet tip "BMË X5", 7 emigrantë.

Gjithashtu, shërbimet konstatuan se dhe shtetasit R. S. dhe N. T. transportonin me një automjet "Tuareg", që lëvizte pas automjetit të shtetasit E. K., 14 emigrantë. Sapo janë sinjalizuar për të ndaluar automjetin, të dy këta shtetas e kanë braktisur atë dhe janë larguar me vrap. Vijon puna për kapjen e tyre.

Në vijim të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga edhe shtetasi F. Dh., i cili u konstatua teksa qarkullonte me një automjet tip "Volvo", përpara 2 automjeteve të tjera, për të mbikëqyrur rrugën, me qëllim shmangien e patrullave të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet me të cilin lëviznin këta shtetas, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga transportimi i emigrantëve dhe 2 celularë.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA





Lajmet e fundit nga