Çmontimi i rrjeteve/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona me rekorde kriminale
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...

SPAK-u ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 anëtarët e disa grupeve të rrezikshme kriminale.
SPAK-u ka renditur të gjitha akuzat si dhe krimet që këto grupe kanë kryer.
Hetimet për Arben Ndokën, Arian Tukun, Ervis Martinajn, Samuel Ndokën, Jozi Krajën, Aldo Avdylin
Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Ervis Martinaj, Samuel Ndoka, Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Marklen Haka (alias Marklen Aliu), me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimeve penale nr.59/1, të vitit 2022 dhe nr.59/2, të vitit 2022, si dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.
Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në bashkëpunim me të pandehur të tjerë, të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimit penal, nr.59/1, të vitit 2022, ndihmuan më 3.7.2020, të pandehurin Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), për kalimin e paligjshëm të kufijve. I pandehuri hyri në territorin e Shqipërisë nga Mali i Zi, pa kaluar nga pika e kalimit kufitar.
Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë planifikuar vrasjen e shtetasit, Aleks Ndreka (alias Aleksandër Deda), më 1.12.2020, e mbetur në tentativë. Aleks Ndreka mori plagë të lehta, pasi u qëllua me armë zjarri nga një automjet.
Hetimet për Tori Xhecukën, Florenc Kelmendin
Një grup i strukturuar kriminal i krijuar, drejtuar dhe organizuar nga i pandehuri Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), i financuar nga i pandehuri Ervis Martinaj, në përbërje të të cilit ishin edhe të pandehurit Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi) dhe Marklen Haka (alias Marklen Aliu, si dhe të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimit penal nr.59/2, të vitit 2022, janë organizuar prej qershorit 2020 për vrasjen e shtetasit Durim Bami, për shkak të konflikteve që Ervis Martinaj dhe Tori Xhecuka kishin me këtë shtetas. Më datë 4.11.2020, anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pa leje, shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra në vendin e quajtur Ura e Tapizës, Fushë-Krujë. Ata po udhëtonin me një autoveturë "Range Rover", ngjyrë e zezë me targa italiane, ndërsa pasagjer ka qenë djali i hallës së tij, Ervin Kodra.
I pandehuri Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me të pandehurit Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi), Ardit Gjokrosa, si dhe me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimit penal nr.59/2, të vitit 2022, gjatë periudhës maj-korrik 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Hamza Terziu.
I pandehuri Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, ka tentuar të vrasë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të dates 18.5.2020 shtetasin Hamza Terziu, duke qëlluar me automatik 26 herë, në drejtim të banesës së tij, në fshatin Zenisht, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat. Në banesë veç shtetasit Hamza Terziu ndodheshin edhe katër familjarë të tij.
Hetimet për Durim Bamin, Endrit Doklen dhe Marklen Hakën
I pandehuri Durim Bami, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me të pandehurin Endrit Dokle, dhe të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar gjatë muajit janar 2021 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Arben Ndoka.
I pandehuri Durim Bami, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me të pandehurit Endrit Dokle dhe Marklen Haka (alias Marklen Aliu), si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar gjatë muajit shkurt 2021 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka) dhe Erigers Mihasi.
Hetimet për Ervis Martinajn
I pandehuri Ervis Martinaj, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal, të pandehurit Denis Meta, Kristos Teta, me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve Leonard Duka, Elvis Gaca dhe Altin Gega.
I pandehuri Ervis Martinaj, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal, të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 deri në mars 2021, kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni.
Hetimet për Fatmir Hysenin, Erlis Dukën dhe Altin Gegën
Të pandehurit Fatmir Hyseni, Erlis Duka dhe Altin Gega, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga Leonard Duka, në bashkëpunim dhe me të pandehur të tjerë, të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar, gjatë muajve qershor-korrik 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi.
Hetimet për Elson Reçin, Fatmir Troplinin dhe Klodian Shahinin
I pandehuri Elson Reçi (alias Elson Kaçorri), në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi të të pandehurit Fatmir Troplini dhe Klodian Shahini, me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë periudhës qershor-shtator 2020, kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për vrasjen e shtetasit, Preng Gjini (alias Preng Badanance). Qëllimi u realizua duke mbetur në tentativë, më datë 15.9.2020, në vendin e quajtur ura e Nishërakut, ku në automjetin, tip Mercedes Benz, me targa AA 903 YG, shpërtheu një sasi lënde eksplozive. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Preng Gjini (alias Preng Badanance) ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa dy shtetas të tjerë që ndodheshin rastësisht në vendngjarje, morën plagë të lehta./ CNA
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një tjetër person i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmo...
Shpëtim Çeliku, i dënuari me 25 vite burg nga Gjykata e Rr...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e ...
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të...
Një operacion i zhvilluar ditën e djeshme nga policia e Ko...
Një aksident ka ndodhur këtë të premte rreth orës 21:00 në...
Këtë të premte, Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës ka ...
Një aksident ka ndodhur në Pogradec. Dy automjete janë për...
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë...
Rreth orës 10:05, në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, ...
Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim Ilir Selmanin dhe E...
Operacioni i koduar "Hunter" për goditjen e veprimtarisë k...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën D...
Reanimacioni qendror në Spitalin “Nënë Tereza” ka bërë me ...
Një aksident është shënuar pasditen e sotme pranë qendrës ...
Një shtetas 26-vjeçar është kapur dhe vënë në pranga këtë ...
Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen ...
Policia e Tiranës ka dhënë një informacion paraprak në lid...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...