web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të shtëna me armë në Maminas

19 Nëntor 2022, 19:43, Kronika CNA
Të shtëna me armë në Maminas
Foto ilustruese

Disa të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë regjistruar mbrëmjen e sotme në Maminas.

Mediat me titra raportojnë se një person ka qëlluar me armë në ajër dhe fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, e cila nuk ka ende një konfirmim nga policia.

Kjo e fundit ka shkuar drejt vendngjarjes pas njoftimit të banorëve për të shtëna, por nuk ka gjetur gëzhoja.

Sakaq, blutë po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga