88 automjete të vjedhura në 9 muaj/ Ja makina më e preferuar nga hajdutët
Gjatë përiudhës janar-shtator të këtij viti, në Shqipëri r...

Tirana u trondit dje me vrasjen e 50-vjeçarit Alfred Dedja, krim që dyshohet se ka autor Julian Gjoshin, kunatin e Altin Hajrit.
Në media u raportua se viktima kishte lidhje me zhdukjen e Jan Prengës, por ky aludim është hedhur poshtë nga Prokuroria e Posaçme.
Me anë të një njoftimi për mediat, SPAK deklaron se Dedja nuk ka qenë dëshmitar dhe nuk ka lidhje me ngjarjen e 2020-ës.
Sipas SPAK-ut, emri i tij nuk rezulton të ketë qenë i përfshirë në listën e punonjësve apo dhe listëpagesat e kompleksit “Golden” të Altin Hajrit, në kohën e kryerjes së krimit.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar hedh poshtë deklaratat e pavërteta që e lidhin A. D., viktimën e krimit të kryer mbrëmë në Ndroq me një ngjarje që daton në vitin 2020, e cila hetohet prej saj.
Mbështetur mbi hetimet e kryera nga SPAK deri në këtë fazë, në kuadër të procedimit penal nr.60 të vitit 2020, personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, A.D nuk rezulton të jetë dëshmitar apo të kishte lidhje me pengmarrjen, ekzekutimin dhe fshehjen e trupit të viktimës Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në Janar të vitit 2020. Emri i tij nuk rezulton të ketë qënë i përfshirë në listën e punonjësve apo dhe listëpagesat e kompleksit “Golden“, në Shijak, pronësi e Altin Hajrit, në kohën e kryerjes së krimit.
I pandehuri Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” akuzohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga. Ai është në masë sigurimi “arrest me burg” në mungesë dhe çështja në ngarkim të tij po gjykohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në gjykim janë Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi, të cilët kanë urdhëruar rrëmbimin e tij; Martin Bleta dhe Korado Kështenja që organizuan pengmarrjen ndërsa ekzekutimin Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, të cilët e dërguan viktimën pas rrëmbimit, në kompleksin “Golden”.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka drejtuar disa kërkesa zyrtare strukturave të policisë, si organi përgjegjes për ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit, Altin Hajri”, thuhet në reagimin e SPAK-ut./ CNA
Gjatë përiudhës janar-shtator të këtij viti, në Shqipëri r...
Pasditen e kësaj të hëne është vetëdorëzuar në polici ...
Pak orë më parë është gjetur makina e autorit të vrasjes n...
Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me armë zjarri 50-vjeçari A...
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati i P...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grykë Zezë të Le...
Një 51-vjeçar në Vlorë ka plagosur me thikë një 41-vjeçar....
50-vjeçari i identifikuar me inicialet A.D u ekzekutua me ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele ...
Njoftimi i Policisë: Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:3...
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri n...
Një person ka humbur jetën për shkak të të shtënave me arm...
Policia ka arrestuar shtetasin A.H., pasi ka aksidentuar d...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas njoftimit ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një shtetas ...
Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Komisariat...
Krijuan skemë mashtrimi me call- center, Prokuroria Tiranë...
Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e...
Sabrina Krasniqi vrau bashkëshortin Pajtim Krasniqi dh...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...