Ndërtime pa leje në bregdet/ Arrestohen 13 zyrtarë në Sarandë
13 zyrtarë në Sarandë kanë rënë në prangat e policisë këtë...

Pas tragjedisë të shumta ishin pyetjet, njëra ndër to kryesore: Përse ndodhej aty deputeti i Lushnjës, Bujar Çela?
Ky emision do përpiqet të hedhë dritë me prova dhe dokumente mbi atë që do duhej të konsiderohej një krim i mirëfilltë pushteti. Sipas akteve zyrtare të Policisë së Shtetit, në tragjedinë e Lushnjës, humbën jetën babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha, dhe u plagosën 7 qytetarë, ndër ta Bujar Çela, Saimir Korreshi dhe Erigert Gorovelli.
Këta emra nuk janë thjesht për fakt kronike, por përmes tyre, do te zbërthejmë të vërtetën që po fshihet.
Bujar Çela kur i afrohet derës së Kuvendit, për herë të parë si deputet, deklaron si pasuri pranë ILDKPI-së, disa toka. Të gjitha këto prona të blera me vlera qesharake. Një ndër këto pasuri të blera për 200 mijë lekë është dhe toka 4640 m2 ku ndodhi tragjedia e 1 marsit.
Me 19 shtator të vitit të kaluar, Eriselda Sefa me dorën saj, firmos një leje ndërtimi me investitor deputetin e Lushnjës, Bujar Cela edhe në cilësinë e kreut te PS Lushnjë, do të ndërtonte një magazinë me sipërfaqe 1080 m2.
Ndokush do mund të mendojë që nuk ka asgjë jashtë të zakonshmes, sikur te mos ishte për faktin se aty ishte ndërtuar me herët, godina dhe magazina ekzistuese te ndërtuara pa leje, por që i kanë sjellë të ardhura te mira Bujar Çelës, edhe pse të padeklaruara.
Provat për ketë gjenden në aktet e dorëzuara nga policia ne prokurorinë e Fierit por edhe ne Qendrën Kombëtare te Biznesit.
Bujar Çela deri 2018 figuron si ortak i vetëm ne kompaninë ‘Alsi shpk’.
Sipas te dhënave zyrtare kompania ka si adresë te deklaruar godinë 1 katëshe pranë rotondos se plasmasit pra pikërisht vendngjarja e historisë sonë.
Edhe pse në letra figuron një tokë, në terren gjejmë jo vetëm godina, por edhe qiraxhinj.
I pyetur nga policia shtetasi Shaqir Kasapi deklaron se ka marrë me qira një magazine te shtetasit Bujar Çela, ku prodhon objekte alumini.
Ndërtuesi Leonard Gjini deklaron se ka lidhur një kontrate sipërmarrje per ndërtimin e një magazine me vlere 170 mije euro me deputetin Bujar Çela. Me datën 10 shkurt 2024 është bërë aplikimi për fillimin e punimeve, por pas këtij veprimi ka pritur nga pronari deputet, lirimin e objektit ekzistues qe te fillonim punimet.
Pra gjate kohës qe deputeti po shembte një godinë pa leje dhe te padeklaruar është edhe koha kur ndodh tragjedia që vrau babë e bir.
I pyetur nga policia, shtetasi Bujar Lila deklaron se ka një filial tregtie në Lushnjë në pronën e Bujar Çelës te Plastmasi. Ai deklaron para oficerëve se e vazhdon aktivitetin pasi kishte folur e rënë dakord me deputetin se ne momentin që do behej kapanoni i ri do fillonte kontrata e qiramarrjes. Ky shtetas deklaron se ka pare dhe herë të tjera vinçin duke hequr kapriatat e vjetra te kapanonit ekzistues dhe zëvendësimin me te reja. Këto punime kishin rreth një muaj qe kryheshin.
Mjaftojnë këto fakte se Bujar Çela kishte ndërtuar pa leje një magazine për te siguruar te ardhura te padeklaruara prej saj.
Leja e Eriselda Sefes do te ishte akti ligjor i noterizimit për te mbuluar paligjshmërinë disa vjeçare te deputetit socialist. Pakujdesia dhe babëzia bene qe te mos arrihej te realizohej plani i kreut te PS Lushnjë.
Elton Korreshi është nënkryetari i Bashkise por i lidhur drejtpërsëdrejti me tragjedinë. Vëllai i tij Saimir Korreshi është një prej te plagosurve nga shpërthimi, për shkak se aktiviteti i tyre familjar zhvillohet Brenda asaj prone.
Interesant është fakti se gjate hetimeve policia ka bere përpjekje për ta manipuluar te vërtetën e marrëdhënies se deputetit me pronën dhe godinat qe ndodhen aty. Siç pohoi për kamerën tone, nënkryetari i Bashkise, Saimir Korreshi ushtron aktivitet si qiramarrës te prona e Bujar Çelës. Nëse sheh aktet, policia e paraqet si pronë të Saimir Korreshit. A është ky lapsus i policit qe ka marre shënimet apo përpjekje e dëshpëruar për te mbrojtur deputetin?
Përpjekjet tona për te komunikuar me policinë e Lushnjes, nuk u realizuan as pas kërkesave te shumta.
Me 1 mars Shqipëria njohur Bujar Çelen investitor dhe për disa, ishte hera e pare qe dëgjonin dhe emrin e deputetit te heshtur te Kuvendit. Askush nuk mban mend fjalimet e tij plot pat’hos për hallet e Lushnjareve, sepse ai nuk i ka mbajtur kurrë ato. Për publikun e gjere njihet për te tjera bëma.
1-urimi me foton e Enver Hoxhës dhe glorifikimin e figurës se diktatorit.
2-gjate trazirave ne Kuvend u be i njohur për forcën e tij fizike te mbinatyrshme pasi goditi dhe dhunoi një deputete 20 vjeçare si Kejdi Mehmeti,
3-koleget e stop e nxjerrin zbuluar si zaptues prone pikërisht aty ku ka shtëpinë.
Por nuk mund te themi qe ne Kuvend ka qëndruar dhe është paguar kot nga taksapaguesit Lushnjare. Delli i tij si investitor rilindi si një nder nismëtaret e ligjit famëkeq për zonat e mbrojtura. Praktikisht deputeti te cilit i është besuar te mbroje Karavastanë, propozoi dhe firmosi shkatërrimin e saj.
Por po kaq interesant ka qene Bujar Çela edhe para se te behej deputet, para se te behej investitor dhe para se te vriste nga pakujdesia.
Ne vitin 2015, Bujar Çela deklaron pasurinë!
Një vile prapa stadiumit Roza Haxhiu mbi një truall 300 metra, por që në të vërtet siç verifikuam dhe kuptohet nga pamjet është disa here me e madhe. Një apartament ne Durrës, një apartament ne tirane, me shume se 55 mije m2 toke te përfituara me 600 mije leke.
Te gjitha këto pasuri prej sheiku, i deklaron te krijuara si pasoje e një pune sfilitëse ne emigracion ne vitet 1991-1997. Vit ne te cilin thotë se është kthyer ne Shqipëri për te investuar duke themeluar Alsi shpk. Vit ky shume interesant për te investuar pikërisht ne mes te trazirave sociale…
Fakt ky i harruar nga deputeti investitor ne deklarimin e pasurisë dhe pse detyrim ligjor qe mund ti kushtoje edhe mandatin edhe lirinë.
Alsi shpk si objekt te veprimtarisë ka guroren dhe prodhim gëlqere ne një faqe kodre piktoreske ne fshatin stan te Karbunares. Ne vitin 2012 Bujar Çela pezullon veprimtarinë ekonomike te gurores. Nga një vëzhgim i yni pikërisht ne fshatin stan te Karbunares dhe sipas banoreve te zonës jashtë kamerave, nuk duket sikur gurorja ka ndaluar punën e saj para 12 vitesh. Madje shume banore fajësojnë pikërisht aktivitetin e kompanisë se deputetit për dëmtimin e rrugës se fshatit te tyre.
Ne vitin 2018, investitori deputet, zbulon tek vetja edhe dellin bamirës. Ne një akt vetëmohues për interesat e tij ekonomike, ai dhuron tërësisht aksionet e kompanisë një qytetari jo dhe aq te zakonshëm. Ky përfitues fatlum, është pikërisht Erigert Gorovelli. Emri qe figuron mes te plagosurve te tragjedisë se 1 marsit.
Koincidencat nuk mbarojnë këtu. Pavarësisht punës voluminoze te policisë qe arriti deri te pyetja e te miturve dhe te plagosurve, nga verifikimi i akteve del qe Erigert Gorovelli është i vetmi dëshmitar okular e i plagosur qe nuk është marre ne pyetje.
Ky shtetas, sipas jetëshkrimit të tij të vetëdeklaruar pranë KQZ-së në 2023, është kreu i PS-së Karbunarë. Eksperienca e tij e punës lidhet vetëm me posten e fshatit. Nuk dihet çfarë ka bere me aksionet e dhuruara nga bamirësia e shefit te tij politik lokal.
Aktualisht është anëtar i këshillit bashkiak në Lushnjë.
Në vitin 2021 ashtu si kolegët e tij parlamentare, Bujar Çela plotëson formularin e dekriminalizimit siç e parashikon ligji. Formulari ne fjale i ka kushtuar jo pak emra dhe numra Partisë Socialiste. Ne piken 8 te tij formulari ka një pyetje të pafajshme në pamje të parë për deputetet.
A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për më shumë se një muaj?
Kësaj pyetje, deputeti Bujar, i përgjigjet me nje Jo te bindur. Ironikisht Çela ka harruar çka deklaruar më herët tek burimi i te ardhurave të tij. Për vitet 1991-97 ai ka deklaruar të ardhura nga emigracioni 300 milion lekë.
A i ka bërë Bujari për 29 ditë 300 milionët apo e ka mashtruar Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive? Këto pyetje e tejkalojnë një emision televiziv, tanimë SPAK do duhet të thellojë hetimet jo vetëm për tragjedinë e 1 marsit, por dhe për pasurinëe e pajustifikuar të deputetit Bujar Çela.
Ajo që u duk si një aksident tragjik, pasi ka rënë pluhuri i shpërthimit, zbuloi një krim të mirëfilltë shtetëror me përfshirjen e të gjithë instancave përgjegjëse.
Me gjasë një tjetër kurban në aradhen e rilindësve./ Emisioni Plug, Syri tv
13 zyrtarë në Sarandë kanë rënë në prangat e policisë këtë...
66-vjeçari Salvatore Coppola është ekzekutuar mbrëmjen e s...
Në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë rrethrrotullimit ...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga sherri në Korçë, ku ...
Një sherr është regjistruar këtë të mërkurë rreth orës...
Gjykata e Apelit dha sot vendimin për Albert Zajën, të...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Rapor...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të m...
Realizohet ekstradimi i parë nga Dubai në Shqipëri, pas ma...
Policia ka arrestuar në Rinas 2 shtetas turq që tentuan të...
Policia e Durrësit ka arrestuar një 17-vjeçar, pasi gj...
Ditën e sotme do të kryhet ekstradimi i parë nga Dubai. M...
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Shkodër ku u ...
Një sherr ka ndodhur në lagjen nr. 5 të Durrësit mbrëm...
Plagosja e dyfishtë në Shkodër ka vënë në lëvizje krer...
Policia ka nxjerrë detaje nga të shtënat me armë në Sh...
Një student për efektiv policie është plagosur mbrëmje...
Emigrantët tërhiqen nga "shtëpitë e barit" pa qenë plotësi...
Një 38-vjeçar vodhi gjatë pasdites së djeshme, automjetin ...
Shtetasi H.G., 72 vjeç, ka humbur jetën, pasi, teksa p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...