Dy plagosje me thikë në Tiranë dhe Kukës
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje, ...

Qeveria parashikon që lidhja mes Dhërmiut dhe Sarandës të bëhet përmes një rruge të re e cila do të shmangë kalimin nëpër zonat e banuara për te lehtësuar qarkullimin.
Më herët, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka deklaruar se Rruga e Bregut do të jetë një vijim i Dhërmi-Palasë një aks ky mbi 4 kilometra dhe totalisht i ri. Pritshmëritë janë që rruga të përshkojë zonat kodrinore mbi fshatrat e Jugut duke mos cenuar kështu pjesën e bregdetit. E duket se projekti tashmë është me afër pasi Autoriteti Rrugor Shqiptarka çelur garën për studim projektimin e rrugës së bregut me një fond limit prej rreth 820 mijë euro.
“Ajo çfarë kërkohet në këto Terma Reference është pikërisht studimi dhe hartimi i një projekti të detajuar që merr për bazë dhe zbaton standardet e miratuara me VKM Nr. 628 datë 15.07.2015 “Rregullorja Teknike e Projektimit dhe Ndërtimit të Rrugëve”, për aksin rrugor “Rruga e Bregut”, (Dhërmi – Sarandë). Segmenti rrugor do klasifikohet si Kategoria C2 “Rrugë ndërurbane dytësore”, në përputhje dhe vazhdimësi edhe me segmentin rrugor tashmë të ndërtuar (Palasë – Dhërmi)” thuhet në dokumente.
Sipas ARRSH Ky segment rrugor synon të:
- Lehtësojë lëvizjen e trafikut në zonën e rivierës së vendit tonë;
- Krijojë një infrastrukturë komode për lëvizjen e automjeteve në këtë zonë turistike;
- Krijojë një infrastrukturë bashkëkohore për lëvizjen dhe sigurinë e këmbësorëve;
- Krijojë lehtësim në qarkullim e zonave të banuara, nga Dhërmiu në Sarandë, aty ku dhe kalon ky segment rrugor, ndërmjet rrugëve lidhese me këtë segment rrugor.
Pika e fillimit të këtij segmenti rrugor është tashmë e qartë dhe e mirëpërcaktuar, e cila është rreth-rrotullimi në fund të aksit rrugor “Palasë – Dhërmi”.
“Pika e fund të këtij segmenti rrugor nuk është e përcaktuar saktësisht, por që duhet të jetë pranë qytetit të Sarandës. Pika fundore do të përcaktohet në funksion të nevojave që rrjeti rrugor (Kardhiq – Delvinë, Bypass Sarandë, Shijan – Qafë Botë) dhe Bashkia Sarandë e Delvinë.
Gjatësia e aksit të ri rrugor pritet të shkrutohet me 20-30%, si pasojë e përmirësimit gjeometrik të gjurmës së rrugës.
Gjithashtu, duhet të ketë një bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal për përcaktimin e gjurmës si dhe tipin e nyjeve, që do bëjnë të mundur lidhjen e zonave të banuara apo dhe atraksioneve turistike, me këtë aks rrugor”, thuhet në dokumente.
Konsulentit i kërkohet që për këtë projekt të shqyrtohen jo më pak se tre variante dhe asnjëri prej tyre nuk mund të përsërisë më shumë se 30 për qind të secilit.
Si fillim projekti (km 0+000) do të merret fundit (rrethrrotullimin) i segmentit rrugor Palasë – Dhërmi.
Rruga e Bregut është e vetmja që lidh shumë zona të banuara bregdetare, ndër të cilat janë.
– Në km 2+700 ndodhet fshati Dhërmi.
– Në km 5+600 ndodhet fshati Ilias.
– Në km 6+200 ndodhet kryqëzimi për në Manastirin e Shën Teodorit.
– Në km 10+000 përfundon fshati Vuno.
– Në km 10+500 ndodhet kryqëzimi i Jalës.
– Në km 11+600 është fillimi i Qafës së Vishës dhe përfundon në km 13+400.
– Në km 13+950 fillon qyteti i Himarës.
– Në km 15+500 ndodhet kryqëzimi për në fshatin Livadh.
– Në km 16+600 fillon Bypassi i Himarës dhe përfundon në km 19+600.
– Në km 22+300 ndodhet Porto Palermo.
– Në km 29+000 ndodhet fshati Qeparo.
– Në km 29+400 ndodhet kryqëzimi në rrugën e lumit të Vlorës (Selenicë – Qeparo).
– Në km 32+600 ndodhet fshati Borsh.
– Në km 40+000 ndodhet fshati Piqeras.
– Në km 43+200 ndodhet kryqëzimi për në fshatin Bunec.
– Në km 46+700 ndodhet fshati Lukovë.
– Në km 53+200 ndodhet fshati Shën Vasil.
– Në km 55+200 ndodhet fshati Nivicë.
– Në km 58+500 ndodhet kryqëzimi për në plazhin e Kakomesë./ Monitor.al
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje, ...
Mesditën e kësaj të premteje është regjistruar trafik ...
Në Çërrila të Mallakastrës, zjarri ka marrë përmasa të mëd...
Situata e zjarrit në Malin e Thatë paraqitet alarmante...
Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia reperin Rigels ...
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departament...
GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" nd...
Sot në GJKKO po zhvillohet seanca gjyqësore për Plaurent D...
Rreth orës 23:50, në fshatin Shakllnur, dyshohet se pas nj...
Gazmir Preçi është Shefi i Sektorit kundër Trafiqeve d...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Posaç...
Një 68-vjeçare ka rënë nga lartësia e katit të 6-të kë...
Mëngjesin e sotëm, 2 turistë belgë mbetën të bllokuar në L...
Policia në pak minuta ka raportuar për dy raste vetëvrasje...
Në vijim të kontrolleve dhe punës së inteligjencës policor...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për dy ...
Një infermier është goditur nga një shtetas në ambient...
Policia ka kryer disa operacione në fushën e krimeve kiber...
Ditën e sotme, SPAK-u ka njoftuar konfiskimin e pasuri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...