Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër/ Plagosen 6 ushtarakë
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin...

Punë e pandërprerë e të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, bazuar në inteligjencën policore dhe në hetimet me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale, garantimin e sigurisë publike dhe të mbarëvajtjes së sezonit turistik.
Planet operacionale mbarëkombëtare “Territor i pastër”, “Sundimi i ligjit”, “Tempulli”, “Para drejtësisë”, “Siguria detare” dhe “Plazh i lirë”, kanë vijuar me intensitet gjatë këtij muaji.
Në kuadër të tyre, në të gjithë territorin e vendit:
-janë finalizuar 105 operacione policore dhe janë vënë në pranga 560 autorë të dyshuar veprash penale të ndryshme. 70 prej tyre ishin në kërkim kombëtar;
-në bashkëpunim me partnerët, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, janë kapur dhe/ose ekstraduar, brenda dhe jashtë Shqipërisë, 25 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar;
-gjatë operacioneve në shkallë vendi janë sekuestruar 39 armë zjarri, 7 armë gjahu, 3 silenciatorë, kapsollë detonatore, fitil zjarrpërcjellës, pajisje si të policisë; 6 kg kanabis sativa, qindra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, si dhe janë asgjësuar 54 380 bimë dhe fidanë kanabis sativa;
-një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar, u godit falë bashkëpunimit mes autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe atyre britanike. 3 pjesëtarë të grupit u vunë në pranga, ndërkohë po punohet për kapjen e 3 të tjerëve. U sekuestruan 25 armë zjarri;
-janë parandaluar 3 vrasje që mund të kryheshin me armë zjarri/armë të ftohta, si dhe është parandaluar përshkallëzimi i 6 konflikteve që mund të kishin pasoja të rënda;
-është zbardhur vrasja me mjet prerës e një 72-vjeçari, në Memaliaj. Veprimet profesionale hetimore çuan në pranga 3 shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje;
-janë zbardhur 2 tentativa për vrasje, disa djegie të automjeteve/pronave, 1 shpërthim me eksploziv dhe një aksident me pasojën vdekjen;
-janë zbardhur dhe dokumentuar nga Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik i DVP Tiranë, 62 raste të përndjekjeve online, të kryera nga 34-vjeçar që ndodhet i arrestuar në Francë, si dhe një rast tjetër i përndjekjes online nga një shtetas tashmë i arrestuar nga Policia e Tiranës, që ka shkaktuar largimin e një të miture nga banesa;
-janë zbardhur 60 raste të vjedhjes, 12 prej tyre çanta/portofola të turistëve;
-janë bllokuar 183 mjete lundruese, nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, për cenim të perimetrit të sigurisë të caktuar për lundrim dhe/ose për mungesë dokumentesh. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 10 000 lekë deri në 110 000 lekë;
-janë sekuestruar 1075 çadra dhe shezlongë, të vëna pa leje dhe duke cenuar hapësirën publike në plazhet e qarkut Vlorë;
-është ndërhyrë në 13 lokale që kishin vënë muzikë, në tejkalim të nivelit dhe orarit të përcaktuar me ligj. Administratorët e këtyre subjekteve u proceduan në gjendje të lirë, si dhe u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën;
-është reaguar menjëherë për 32 raste të zjarrvënieve të qëllimshme ose nga pakujdesia. Autorët e tyre janë identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale;
-iu është dhënë ndihmë në 10 raste, 23 shtetasve që eksploronin vendin tonë, të cilët kishin defekte në mjetet me të cilat lëviznin ose kishin humbur orientimin në terrene të ndryshme;
-janë trajtuar ligjërisht 105 raste të dhunës në familje;
-janë goditur 25 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Janë sekuestruar 6 makineta, 1 kompjuter, 1 tavolinë pokeri, 15 televizorë, 10 celularë që i shërbenin kësaj veprimtarie dhe shuma parash;
-janë goditur 11 raste të kontrabandimit të mallrave të ndryshme. Janë sekuestruar bizhuteri floriri dhe argjendi, 500 litra naftë, medikamente mjekësore dhe mallra të tjera, pa faturat shoqëruese;
Policia Rrugore intensifikoi kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset e vendit, duke përdorur makinat inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës, gjatë sezonit turistik.
Si rezultat i kontrolleve:
-janë vënë në pranga 221 drejtues mjetesh, nga të cilët 152 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 69 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi;
-janë pezulluar 430 leje drejtimi, nga të cilat 192 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 94 për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 144 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.
Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.
Si rezultat i punës dhe angazhimit për përmbushjen e këtyre prioriteteve, janë goditur:
57 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 8 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufijtë, 8 raste të mosdeklarimit të shumave monetare në kufi dhe 10 raste të trafikimit të mjeteve motorike./ CNA
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hën...
Vatrat e zjarrit në njësitë administrative Fan dhe Orosh t...
Shtetasja E. S., 33 vjeçe, dyshohet se ka ushtruar dhunë n...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të pu...
Ndërroi jetë drejtuesi 51-vjeçar që shkaktoi aksidenti...
Informacionet paraprake bëjnë me dije se një drejtues i nj...
Radhë të gjata automjetetesh janë regjistruar mbrëmjen...
Një 28-vjeçare është dhunuar brutalisht nga bashkëshor...
Një vatër zjarri është riaktivizuar pasditen e kësaj t...
Një zjarr ka rënë në Bulevardin e Ri në Tiranë. Sipas asa...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Tiranë. ...
Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregta...
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional k...
Zjarr në një banesë në fshatin Shtyllë të njësisë administ...
Gjykata lë në burg 71-vjeçarin që tentoi të abuzonte me 9-...
Policia e Elbasanit ka ndaluar shtetasin Gentjan Bako, 51 ...
Muaji gusht ka qenë "i përgjakur" nga aksidentet rrugo...
Si rezultat i koordinimit të punës dhe bashkëpunimit ndërm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...