U kapën me 60 kg drogë/ Arrestohen dy persona
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në...

SPAK-u ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, ku ka kërkuar konfiskimin e pasurive të sekuestruara të një grupi të strukturuar kriminal.
Hetimin pasuror nisi ndaj shtetasit Elvin Merlika, i dyshuar për veprën penale të sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje ndaj shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal.
Mësohet se janë identifikuar dhe sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.
Ndër këto pasuri përfshihen aksione në shoqëri tregtare, apartamente, ara, garazhe, toka pyjore dhe apartamente.
Në përfundim të hetimit pasuror, SPAK-u ka dalë në përfundimin se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.
Njoftimi i SPAK-ut:
SPAK kërkon konfiskimin për pasuritë e sekuestruara të anëtarit të një grupi të strukturuar kriminal
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 21.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.2 të vitit 2022.
Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Elvin Merlika, i dyshuar për veprën penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të.
Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.
Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.
Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:
100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit.
Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m2, ZK.3051, me adresë Priskë Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament më numër, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m2, në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m2, në posedim nga shoqëria “………..”,.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri” Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip.30.2 m2, me adresë Rruga “Karl Gega.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m2, me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).
9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme./ CNA
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në...
Në emisionin e gazetares Klodiana Lala është diskutuar...
Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të shpallur në kërkim pë...
Edison Uruqi, i zhdukur para tri ditësh, është gjendur nga...
Policia e Shtetit mori pjesë në një megaoperacion ndërkomb...
Zjarr në katin e tetë të një pallati në Tiranë në afërsi t...
Ka nisur këtë të martë në GJKKO seanca e procesit gjyqësor...
Një 44-vjeçar me inicialet H.T. u arrestua në Kamëz nga ef...
Vihen në pranga pesë persona në Tiranë, Elbasan dhe Shkodë...
CNA ka siguruar pamjet nga vendi ku ka rënë zjarri në Vorë...
Një qendër tregtare në Marikaj të Vorës është përfshirë ng...
Përmes një reagimi zyrtar, kreu i SPAK Altin Dumani th...
Një sherr me thikë është regjistruar në Tiranë mes dy vajz...
Ditën e sotme zjarri përfshiu një nga katet ku ndodheshin ...
CNA ka siguruar pamjet nga zjarri në kompleksin te Komuna ...
Një apartament në një kompleks te Komuna e Parisit është p...
Një i ri 20-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në flagra...
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gj...
I dënuar nga Gjykata e Apelit të Firences me 7 vite e 4 mu...
Policia e Gjirokastrës ka goditur rrjetin e shpërndarjes s...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...